Jul 31, 2020

Njoftim me rëndësi!

Republika e Kosovës
Republika Kosova - Republic of Kosovo
Qeveria - Vlada - Government

Sigurimi kufitar për autoveturat dhe motoçikletat me targë të huaj të regjistruar në emër të personave fizik mbulohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në kuadër të masave për rimëkëmbje ekonomike të shkaktuar si pasojë e pandemisë COVID-19.

Periudha e pajisjes me policë të sigurimit fillon me datë 01.08.2020 dhe përfundon me datën 31.12.2020.

Polica e sigurimit bëhet efektive në momentin e lëshimit dhe pranimit nga i siguruari dhe është valide një (1) muaj nga data e lëshimit.

Subvencionimi nga Qeveria e Kosovës nuk zbatohet për automjetet /motoçikletat e regjistruara në Republikën e Malit të Zi, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Serbisë.

Subvencionimi nga Qeveria e Kosovës nuk zbatohet për të gjitha llojet e mjeteve motorike me të cilat zhvillohet veprimtari ekonomike – të regjistruara në emër të personave juridik.

 

Copyright 2012, Byroja Kosovare e Sigurimit