Mar 25, 2013

Raporti Europian i Aksidentit!

Nga muaji Prill 2013 fillon një qasje e re për trajtimin e aksidenteve me dëme të vogla materiale në komunikacionin rrugor.

 

Bazuar në Ligjin për sigurinë në komunikacionin rrugor, shoferët e mjeteve që përfshihen në aksident me dëme të vogla materiale, nëse pajtohen mund ta plotësojnë dhe nënshkruajnë Raportin Evropian të Aksidentit.

 

Raporti Evropian përmban një formë që duhet plotësuar me të dhënat personale të shoferëve dhe mjeteve të përfshira në aksident.

 

Nëse jeni përfshirë në aksident me dëme të vogla materiale, fotografoni mjetet e aksidentuara, vendin e ngjarjes në një distancë të afërt dhe të largët si dhe menjëherë mënjanoni mjetet nga rruga.

 

Nëse njëri nga shoferët e përfshirë në aksident refuzon të plotësoj raportin evropian të aksidentit ose e lëshon vendin e aksidentit, duhet të lajmëroni Policinë.

 

Mos ndryshoni të dhënat nga raporti si dhe paraqitni formën e raportit sa më parë në kompaninë përkatëse të sigurimit, e cila e shqyrton raportin dhe vlerëson dëmin e shkaktuar me qëllim të kompensimit në kohën sa më të shkurtër.

 

Dokumente: Broshura dhe Raporti Europian i Aksidentit.

 

 

Copyright 2012, Byroja Kosovare e Sigurimit