Mar 25, 2013

Konferenca Ndërkombëtare e Sigurimeve në Kosovë!

Me datë 28 Mars 2013 në hotelin "Swiss Diamond" në Prishtinë do të mbahet Konferenca e parë Ndërkombëtare e Sigurimeve në Kosovë, e organizuar nga Byroja Kosovare e Sigurimit.

 

Objektivi kryesor i kësaj konference është diskutimi për Sistemin e Kartonit të Gjelbër dhe sfidat e anëtarësimit në Këshillin e Byrove. Në këtë konferencë, po ashtu do të adresohet edhe procesi i zhvillimit të tregut të sigurimeve në Kosovë dhe në rajon.

 

Konferenca është paraparë të organizohet në dy sesione. Në sesionin e parë do të mbahen fjalime nga personalitete të njohura ndërkombëtare dhe vendase, ndërsa në sesionin e dytë do të zhvillohet një diskutim nga paneli i përbërë nga ekspertë të ndryshëm të fushës së sigurimeve.

 

 

Faton Abazi

Drejtor Ekzekutiv

Byroja Kosovare e Sigurimit

 

Copyright 2012, Byroja Kosovare e Sigurimit