Nov 20, 2013

Zgjedhja e Këshillit të ri Administrativ të BKS-së

Në mbledhjen e mbajtur më datë 18.11.2013 me nr.protokolli 1639/13 është zgjedhur Këshilli i ri Administrativ i Byrosë Kosovare të Sigurimit.


Këshilli Administrativ ka mandat dy (2) vjeçar, në pajtim me nenin 30 paragrafi 3 të Ligjit Nr. 04/L-018 për Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia, si dhe neni 15 pika 2 të Statutit të Byrosë Kosovare të Sigurimit.
 
Kryetar i Keshillit Administrativ është zgjedhur z.Muhamet Xhyrxhehalo - Drejtor i Kompanisë së Sigurimeve - Kosova e Re.
 

Anëtarët e Këshillit të ri Administrativ janë:

  •  Muhamet Xhyrxhehalo - kryetar - Drejtor i Kompanisë së Sigurimeve - Kosova e Re,
  •  Gresa Shabani - zv.kryetare – Drejtor i Kompanisë së Sigurimeve – Croatia Sigurimi,
  •   Sofo Limaj - anëtar - Drejtor i Kompanisë së Sigurimeve – Sigal Uniqa Group Austria,
  •   Roland Kaçani - anëtar - Drejtor i Kompanisë së Sigurimeve – Sigma Vienna Insurance Group,
  •   Faton Abazi - anëtar - Drejtori Ekzkutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe
  •   Një anëtar i deleguar, pa të drejtë vote nga Banka Qendrore e Kosovës.

 

 

Copyright 2012, Byroja Kosovare e Sigurimit