Mar 7, 2014

Njoftim!

Asambleja e Përgjitshme e Industrisë së Sigurimeve

  

 

Shkrimet e fundit të cilat kanë qarkulluar nëpër mediat e shkruara dhe

elektronike kanë qenë të paautorizuara dhe jo të vërteta, të cilat kanë

paraqitur një gjendje jo të saktë të pozitës së Byrosë Kosovare të

Sigurimit, në raport me bisedimet me palën serbe për lëvizjen e lirë të

automjeteve. Informacionet për pranimin e Kosovës në Këshillin e Byrove për

Kartonin e Gjelbër në Bruksel janë të pasakta, për faktin se për pranimin në

këtë institucion Kosova domosdoshmërisht duhet të jetë anëtare e Organizatës

së Kombeve të Bashkuara. Ky kusht është i përcaktuar me Statutin e Këshillit

të Byrove me seli në Bruksel, që përfshin shtetet nga tre kontinente, ato të

Europës, Azisë dhe Afrikës.

 

Nga sot, me datë 06.03.2014 Asambleja e Përgjithshme e Anëtareve ka vendosur

që z. Rrahim Pacolli të mos jetë Kryesues i delegacionit të Industrisë së

Sigurimeve, duke emëruar si Kryesues z. Rexhep Idrizaj, Drejtor i

Përgjithshëm i kompanisë së sigurimeve “Elsig”.

  

Për të mbajtur të mire informuar opinionin publik lidhur me ecurinë e

bisedimeve në këtë çështje, Asambleja ka autorizuar Kryesuesin e

delegacionit z. Rexhep Idrizaj, të cilat do të jenë të vetmet informacione

zyrtare dhe të sakta, duke u shprehur në mbrojte të vendimeve të Asamblesë

së Përgjithshme të industrisë së sigurimeve.

 

Gjithashtu, Asambleja e Përgjithshme e Industrisë së Sigurimeve demanton

lajmin e publikuar në portalin Indeksonline dhe mediat tjera elektronike dhe

të shkruara, se shkaktar i ndërprerjes së takimit në Bruksel nuk ka qenë z.

Faton Abazi, dhe se të njëjtit i jepet mbështetje e plotë për

konstruktivitetin dhe mbrojtjen e interesave të industrisë së sigurimeve të

Kosovës.

 

Byroja Nacionale e Sigurimeve të Kosovës (BKS), sikurse në të kaluarën

poashtu edhe në të ardhmen ka si prioritet angazhimin maksimal në

përmbushjen e të gjitha kërkesave teknike të Këshillit të Byrove, për

anëtarësim në këtë institucion.

 

Anëtarët e delegacionit të cilët përfaqësojnë industrinë  e sigurimeve në

bisedimet në Bruksel:

 

1.      Z. Rexhep Idrizaj, Kryesues i delegacionit, K.S. “ELSIG”

 

2.      Z. Faton Abazi, Drejtor Ekzekutiv i BKS,

 

3.      Z. Gani Thaci, Zëvendësdrejtor Ekzekutiv i BKS,

 

4.      Z. Ibrahim Kastrati, Drejtor i Përgjithshëm K.S. “SIGKOS”,

 

5.      Z. Roland Kacani, Drejtor i Përgjithshëm K.S. “SIGMA”,

 

6.      Z. Giani Sokolic, Drejtor i Përgjithshëm K.S. “ILLYRIA”,

 

7.      Znj. Vlora Obertinca, Drejtor i Departamentit të Fondit Garantues

         dhe Fondit të Kompensimit të BKS,

 

8.      Znj. Rrezarta Tafilaj, Koordinatore e Pikave Kufitare të BKS,

 

9.      Z. Venhar Hana, Përfaqësues i Zyrës Ligjore të BKS.

 

Copyright 2012, Byroja Kosovare e Sigurimit