Oct 3, 2014

Konferenca e II Ndërkombëtare e Sigurimeve!

 

Byroja Kosovare e Sigurimit për herë të dytë organizon Konferencën Ndërkombëtare të Sigurimeve, e cila do të mbahet më 7 tetor 2014 në hotel “Swiss Diamond” në Prishtinë, në ora 9.00. 

 

Në këtë konferencë do të diskutohet për trendin e zhvillimeve në industrinë e sigurimeve dhe gjetjen e alternativave më efikase për anëtarësimin e Byrosë Kosovare të Sigurimit në Këshillin e Byrove.  

 

Konferenca është paraparë të organizohet në dy sesione. Në sesionin e parë do të mbahen fjalime nga përfaqësues të Këshillit të Byrove dhe njohës të rëndësishëm të tregut së sigurimeve, ndërkaq në sesionin e dytë do të zhvillohet një diskutim nga paneli i përbërë nga ekspertë të ndryshëm të kësaj fushe duke ofruar mundësi të vlefshme për shkëmbim të pikëpamjeve dhe eksperiencave.

 

Copyright 2012, Byroja Kosovare e Sigurimit