Aug 7, 2017

Ftesë për Ofertë

 

FTESË PËR OFERTË

 

 

Byroja Kosovare e Sigurimit fton të gjitha kompanitë e interesuara që të ofertojnë për tenderin me titull:

 

Sistemi informativ i shitjes dhe menaxhimit të policave dhe dëmeve të autopërgjegjësisë

 

Kushtet për ofertim:

·         Oferta për solucion softwerik

·         Oferta per harduerin e nevojshëm për funksionimin dhe sigurinë e sistemit

·         Oferta financiare për softuer dhe mirembajtje.

·         Dokumentacioni i nevojshem për regjistrimin e biznesit dhe TVSH-në

·         Eksperienca e ofertuesit me pune të ngjashme, se paku në dy vitet e fundit

·         Objektivat e sistemit informativ dhe kërkesat teknike janë të përcaktuar në dosjen e tenderit.

·         Përzgjedhja e kandidatit fitues behet për sipas kriterit ekonomikisht me i favorshëm.

·         Kriteret ekonomike janë:

1.      Çmimi -30%

2.      Oferta teknike (zgjidhja me e përshtatshme teknike dhe siguria e të dhënave) 20%

3.      Implementimi – 10%

4.      Mundësitë teknike -10%

5.      Qasje e lehtë për përdorim - 20%

6.       Garancioni i kontratës – 10% 

Të interesuarit duhet të dorëzojnë oferten në zarfë të mbyllur në zyren e Byrosë Kosovare të Sigurimit në adresën Rr. Lidhja e Pejes, pn. (magjistralja Prishtinë-Fushë Kosovë) me datë 22.08.2017  nga ora 9:00-10:00.

Ofertat e dorëzuara pas kësaj kohe nuk merren parasysh.

Dosjen e tenderit mund ta kërkoni përmes email-it si në vijim: bks@bks-ks.org

 

Copyright 2012, Byroja Kosovare e Sigurimit