Mar 9, 2018

Njoftim!

Lidhur me përzgjedhjen e kompanisë të sistemit Online të aplikacionit Bonus Malus.

 

Në mbledhjen e mbajtur të Asamblesë së Përgjithshme me datë 04 Maj 2017 (e cila Asamble e Përgjithshme përbëhet nga 12 përfaqësues të kompanive të sigurimit të cilat janë anëtare të Byrosë), është formuar komisioni për përgatitjen e kushteve dhe publikimit të tenderimit dhe i cili komision ka pasur në kompetencë të bëjë edhe përzgjedhjen e ofertës më të favorshme nga kompanitë ofertuese me qëllim të ofrimit të sistemit online të aplikacionit Bonus Malus.


Pas analizimit të ofertave të paraqitura  nga tenderi publik, nga shtatë kompanitë ofertuese komisioni ka përzgjedh kompaninë “Alt3c” si kompaninë me kushtet më të favorshme për implementimin e sistemit/aplikacioni të ri Bonus Malus.


Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të mbajtur me datë 29 Nëntor 2017, në mënyrë unanime kompanitë e Sigurimit kanë zgjedhur ofertën e kompanisë ALT3C. Marëveshjet kontraktuale janë lidhur mes kompanisë ALT3C dhe dymbëdhjetë Kompanive të Sigurimit veç e veç.

 

Copyright 2012, Byroja Kosovare e Sigurimit