Mar 9, 2018

Njoftim!

Lidhur me përzgjedhjen e kompanisë për shtypjen e policave për Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia TPL, TPL+ dhe polica e Sigurimit Kufitar.

 

Në mbledhjën e mbajtur të Këshillit Administrativ të Byrosë Kosovare të Sigurimit, me datë 26.12.2017 është marrë vendim që të shpallet tender publik, në mënyrë të formohet komisioni për marrjen e ofertave nga ofertues të interesuar, si dhe përzgjedhjen e një kompanie për shtypjen e policave per Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia TPL, TPL+ dhe polica e Sigurimit Kufitar për Byronë Kosovare të Sigurimit.

 


Pas analizimit të ofertave të paraqitura nga tri kompanitë ofertuese, komisioni përkatës ka përzgjedhur kompaninë “Dukagjini” si kompaninë me kushtet më të favorshme për shtypjen e policave TPL, TPL+ dhe polica e Sigurimit Kufitar.

 


Marëveshjet/Obligimet kontraktuale lidhen mes kompanisë “Dukagjini“ dhe dymbëdhjetë Kompanive të Sigurimit veç e veç, përveç policës kufitare që mbetet kompetencë kontraktuale e BKS-së.

 

Copyright 2012, Byroja Kosovare e Sigurimit