Byroja Kosovare e Sigurimit

Fondi i Kompensimit

Fondi i Kompensimit administrohet nga Byroja dhe ka për qëllim pagesën e dëmeve të ndodhura në territorin e Republikës së Kosovës.


Fondi i Kompensimit bën trajtimin dhe pagesën e dëmeve të shkaktuara nga përdorimi i mjetit motorik të pasiguruar, nga përdorimi i mjetit motorik me regjistim të huaj, nga përdorimi i mjetit motorik të paidentifikuar, nga përdorimi i mjetit motorik i pajisur me sigurim kufitar dhe në rast të likuidimit apo falimentimit të siguruesit. 

Më shumë informata rreth kompensimit të dëmeve nga Fondi i Kompensimit mund gjeni në Ligjin për Sigurimin e
Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia
.


Siguruesit të cilët ushtrojnë veprimtari në sigurimin e detyrueshëm në territorin e Republikës së Kosovës janë të detyruar të kontribuojnë çdo tre (3) muaj financiarisht në fondin e kompensimit, në përpjesëtim të drejtë me primet e realizuara në këto lloj sigurimesh në tre mujorin paraardhës. Fondi i Kompensimit mund të financohet edhe nga burimet e tjera të parashikuara me këtë ligj. 


Shtetasve të huaj u njihet e drejta në dëmshpërblim për dëmet që paguhen nga Fondi i Kompensimit, përveç në rastet kur kjo e drejtë nuk u njihet shtetasve kosovarë me ligjin e shtetit të cilit i përket i dëmtuari. 
Numra Emergjent

Numra në rast të urgjencës
Policia : Fix 92, Mob 044/049 112
Zjarrëfikësit : Fix 93, Mob 044/049 933
Ambulanca : Fix 94, Mob 044/049 944 


Information Center

Regjistri i të gjitha mjeteve motorike të autopërgjegjësisë të regjistruara në Kosovë


Copyright 2012, Byroja Kosovare e Sigurimit