Byroja Kosovare e Sigurimit

Kartoni i Gjelbër

Statuti i Kartonit të Gjelbër

 

Kartoni i Gjelbër është ekuivalent me Certifikatat e Sigurimit Motorik të të gjitha vendeve që i viziton një motorist i huaj. Si e tillë, është e pranueshme pa asnjë pengesë ose çmim të veçantë nga autoritetet e të gjitha vendeve për të cilat Kartoni i Gjelbër është valid.

Kartoni i Gjelbër garanton se motoristët vizitues kanë së paku mbulesë minimale të sigurimit të detyrueshëm të palës së tretë, i nevojshëm sipas ligjeve të vendeve që i vizitojnë.

 

 

Cilat janë objektivat e sistemit të Kartonit të Gjelbër?

 

• Të siguroj që viktimat e palës së tretë të aksidenteve në trafikun rrugor mos të dëmtohen nga fakti që lëndimet apo dëmtimet e shkaktuara nga ata janë shkaktuar nga motoristët vizitorë, sesa nga motoristët rezidentë në të njejtin vend.

• Motoristët t'i shmangen nevojës së pajisjes me mbulesë siguruese në të gjitha hyrjet e vendeve që ata i vizitojnë.

 

 

Si arrihen këto objektiva?

 

• Nëpërmjet aktiviteteve të Byrove të Kartonit të Gjelbër të themeluara në bazë të ligjeve dhe rregulloreve në secilin prej 46 vendeve pjesëmarrës në sistemin e Kartonit të Gjelbër.

• Të gjitha Byrotë e Kartonit të Gjelbër operojnë me miratimin dhe aprovimin e qeverive të tyre.

 

 

Çdo byro e Kartonit të Gjelbër ka dy funksione: 

 

• Si "Byro e vendit të aksidentit”, ka përgjegjësinë në përputhshmëri me kushtet ligjore kombëtare për Sigurimin e Detyrueshëm të Palës së Tretë, për trajtimin dhe rregullimin e dëmeve që paraqiten nga aksidentet e shkaktuara nga motoristët vizitorë.

• Si "Byro garantuese” garanton Certifikatat e Siguruesve Motorikë – ("Kartonët e Gjelbër”), të lëshuara palëve nga kompanitë e sigurimeve anëtare të Byrosë.

 

 

Byrotë Nacionale bashkëpunojnë në mes veti në bazë të rregullimeve të brendshme, të nënshkruara nga të dyja palët.*

 

*Marrë nga ueb faqja zyrtare e Këshillit të Byrove të Kartonit të Gjelbër - www.cobx.org

Information Center

Regjistri i të gjitha mjeteve motorike të autopërgjegjësisë të regjistruara në Kosovë


Copyright 2012, Byroja Kosovare e Sigurimit