Byroja Kosovare e Sigurimit

Byroja Kosovare e Sigurimit

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga 10 kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

 

Byroja Kosovare e Sigurimit është organizatë profesionale me cilësinë e personit juridik e themeluar për qëllime jofitimprurëse. Qeveria e Republikës së Kosovës i njeh institucionit tonë statusin e Byrosë Nacionale të Sigurimit me të drejta të pakufizuara, në cilësi të byrosë paguese dhe byrosë trajtuese, që garanton përmbushjen e të gjitha detyrimeve nga sistemi i kartonit ndërkombëtarë të sigurimit.

 

Byroja financohet nga anëtaret e saj dhe veprimtaria e së cilës mbikëqyret nga Banka Qendrore e Kosovës. Në kuadër të Byrosë Kosovare të Sigurimit funksionon Fondi i Kompenzimit, Sigurimi Kufitar, Qendra Informative e Sigurimit dhe Kartoni i Gjelbër.

 




 
Information Center

Regjistri i të gjitha mjeteve motorike të autopërgjegjësisë të regjistruara në Kosovë

Copyright 2012, Byroja Kosovare e Sigurimit