Kompania e Sigurimeve “ELSIG” është themeluar në mars të vitit 2008. Periudha e dytë tremujore e vitit 2008 ka qenë periudha fillestare e investimeve në këtë kompani, ndërsa aktivitetin e vetë Kompania e Sigurimeve “ELSIG” e ka filluar nga muaji Qershor me ç’rast licencohet për shitjen e produkteve të sigurimit nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK).
Themelues i kësaj Kompanie është z.Agim Elshani i cili ka treguar një sukses të madh në fusha të ndryshme të afarizmit. Për z.Elshani inkuadrimi në industrinë e sigurimeve ishte një sfidë e re me barriera të mëdha, por si rezultat i punës së palodhshme suksesi ishte i pashmangshëm. Për realizimin e qëllimit të tij, z.Elshani përcaktoi objektiva të qarta dhe për këtë si objektiv kryesor ai parasheh investimin në personel. Për të punëtorët janë aset (pasuri) e ndërmarrjes dhe jo vegël e saj. Falë seriozitetit dhe profesionalizmit në lëmin e sigurimeve që kishin personeli i zgjedhur i kompanisë të cilët përpiluan strategjinë e punës, ata arritën të futen në treg dhe për një kohë shumë të shkurtër kjo kompani u mirëprit nga klientët dhe cilësohej si kompani që reflekton besueshmëri, qëndrueshmëri dhe partneritet afatgjatë me klientët e saj.
Në shtator të vitit 2008 kompania e sigurimeve Elsig bëhet anëtare e kompanisë së njohur austriake “GRAWE GROUP – Grazer Wechselseitige Versicherung Aktiengesellchaft”, meqë rast u kurorëzua edhe partneriteti në mes të dy kompanive. “GRAWE Group” është kompani e cila ka traditë 180 vjeçare në fushën e sigurimeve dhe ka një shtrirje në 13 shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore.
Anëtarësimi në “GRAWE GROUP” dhe bashkimi i kapitalit me këtë kompani, ishte objektiv tjetër i realizuar nga Kompania e Sigurimeve “ELSIG”, kështuqë që nga shtatori i vitit 2008, ELSIG-u shihet si një ndër konkurentët më serioz në industrinë e sigurimeve në vendin tonë dhe me konkurrentët e saj nuk krahasohet vetëm në sferën e çmimeve, por prioritare është shërbimi cilësor i klientëve dhe cilësia e produkteve të cilat janë përgatitur me standarde të larta ndërkombëtare. ELSIG-u për një kohë shumë të shkurtër arrin të shtrihet në të gjithë territorin e Kosovës, meqë rast brenda periudhës njëvjeçare hyn në mesin e tre kompanive më të fuqishme me 13.02 % të pjesëmarrjes në treg. Vlerësim ky i bërë nga Banka Qendrore e Kosovës. Pas krijimit të stabilitetit financiar dhe profesional në vitin 2013 zt. Elshani arri të rikthej 100% të aksioneve të kompanisë në pronësinë e tij.
Në fund të vitit 2008 Kompania e Sigurimeve “ELSIG” arrin të bëjë edhe një bashkëpunim tjetër me kompaninë e sigurimit “MONDIAL Assistance Group”, kompani kjo pjesë e elitës ndërkombëtare e specializuar në sferën e sigurimeve.
Kompania e Sigurimeve “ELSIG” ofron një portfolio të ndryshëm të produkteve të sigurimeve sikurse janë:
- Sigurimi i autopërgjegjësisë
- Sigurimi KASKO
- Sigurimi i shëndetit në udhëtim
- Sigurimi i përgjegjësisë (publike dhe profesionale)
- Sigurimi i garancisë
- Sigurimi i pronës
- Sigurimi i aksidentit personal
ELSIG-u deri më tani ka diku rreth 97 punëtorë në të gjitha nivelet dhe në tërë vendin. Investimet në këtë sferë janë të pandaluara dhe në bashkëpunim më partnerin “GRAWE GROUP” dhe “MONDIAL Assistance” shpeshherë organizohen trajnime dhe konferenca të ndryshme të produkteve të sigurimeve nëpër vende të ndryshme të Evropës qendrore dhe asaj Lindore. Kjo bëhet për arsye të aftësimit dhe të shkëmbimit të eksperiencave të ndryshme ne mes kuadrove të cilët janë pjesë e familjes se madhe “GRAWE Group”.
Përveç angazhimit të profilit të lartë të ekspertëve në lëmin e sigurimeve ELSIG-u duke pasë parasysh së e tërë puna operative do të zhvillohet në sistemin online, ka investuar dhe do të investoj edhe më tutje në infrastrukturën moderne të Teknologjisë Informative që të sigurojë efikasitet në shërbimet dhe në veprimet e synimet e veta në të ardhmen.
Kyçu direkt ne webfaqen e Kompanis:
https://kselsig.com/