Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) Sami Mazreku ka vizituar pikën kufitare në Glloboçicë

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku së bashku më bashkëpunëtorë ka vizituar pikën kufitare në Glloboçicë për të parë nga afër implementimin e vendimit për mbulimin e policave për automjete dhe motoçikleta nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) Sami Mazreku ka vizituar pikën kufitare në Bernjak

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku së bashku më bashkëpunëtorë ka vizituar pikën kufitare në Bernjak për të parë nga afër implementimin e vendimit për mbulimin e policave për automjete dhe motoçikleta nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Sonte në mesnate hyjnë në fuqi dy vendime të rëndësishme

Vendimi për njohje reciproke të policave TPL plus me Malin e Zi si dhe vendimi për kompensimin e policave për automjetet dhe motoçikletat e bashkatdhetarëve nga ana e Qeverisë së Kosovës do të hyjnë në fuqi sonte në mesnatë.
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) Sami Mazreku së bashku Ragip Bunjakun, u.d drejtor i Policisë kufitare, por edhe me zyrtarë tjerë të Policisë së Kosovës kanë vizituar piken kufitare në Merdare, për të parë nga afër parapërgatitjet e fundit për fillimin e implementimit të vendimit të Qeverisë për mbulim të policave për automjetet dhe motoçikletat e bashkatdhetarëve të cilët do të vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet verore.
Drejtori Mazreku ka thënë se dy vendimet janë shumë të rëndësishme si për lehtësim të qarkullimit, por do të kenë impakt edhe në aspekt financiar, pasi që sipas tij qytetaret e Kosovës për të kaluar në Mal të Zi mund ta shfrytëzojnë vetëm policën TPL plus e cila vlen edhe për Maqedoni dhe Serbi, deri sa për bashkatdhetarët të cilët hyjnë nga mesnata në vendin tonë, Qeveria e Kosovës do të mbuloj policën.

Continue reading “Sonte në mesnate hyjnë në fuqi dy vendime të rëndësishme”

Hiqet pagesa e sigurimit kufitar mes Kosovës dhe Malit të Zi (Top Chanel)

Në Podgoricë të Malit të Zi është nënshkruar marrëveshja mes Kosovës dhe Malit të Zi për heqjen e sigurimit kufitar ndërmjet të dyja vendeve.

Marrëveshja është nënshkruar nga ana e Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe Byrosë Nacionale të Siguruesve në Malin e Zi, me prezencën edhe të zëvëndëskryeministes së Kosovës, Emilia Rexhepi dhe zëvëndëskryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku tha se kjo është marrëveshje që i hap rrugë të dyja vendeve për lëvizje të lirë.

“Neve si Kosovë kjo marrëveshja na hap rrugën edhe të aspiratave që të jemi pjesë e Kartonit të Gjelbër”, tha Mazreku.

Në bazë të marrëveshjes, nga 1 korriku, qytetarët e Kosovës nuk do të paguajnë sigurim kufitar në vlerë prej 15 euro me rastin e hyrjes në territorin e Malit të Zi.

Ndërsa, zëvëndëskryeministri, Abazoviq përmes një postimi në rrjetin social Twitter tha se qytetarët malazezë tani do të jenë në gjendje të udhëtojnë në territorin e Kosovës me një karton të gjelbër.

Përpjekjet e autoriteteve në Kosovë për anëtarësim në Këshillin e Byrove Evropiane, që siguron Kartonin e Gjelbër, po sfidohen nga dy probleme thelbësore. Së pari, Kosova nuk është shtet anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe së dyti, në Kosovë ka një numër të madh të automjeteve të paregjistruara, të cilat janë edhe të pasiguruara në qarkullim, çka e bën të pamundur sigurimin e Kartonit të Gjelbër.

Kartoni i Gjelbër vërteton se një automjet përfiton në mënyrë të mjaftueshme nga mbulimi i përgjegjësisë nga sigurimi. Kështu, kur makina përfshihet në një aksident në territorin e një shteti ku vlen sistemi i Kartonit të Gjelbër, sigurimi mbulon koston (e lëndimit, dëmtimit, etj). (Top Chanel)

2.7 milionë € në vit paguan kosovarët polisa në Mal të Zi, Mazreku jep detajet e marrëveshjes (Frontonline)

Kosova dhe Mali i zi do të nënshkruajnë marrëveshje për heqjen e polisave kufitare ndërmjet dy shteteve.

Nga kjo marrëveshje, kosovarët do t’i kursejnë  2.7 milionë euro që paguanin çdo vit për të kaluar kufirin malazez.

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, në një intervistë për Front Online, tha se këtë shumë për çdo vit e kanë paguar qytetarët që nga paslufta.

“Rreth 2.7 milionë euro kanë qenë të hyrat vjetore vetëm nga qytetarët e Kosovës që kanë shkuar qoftë për pushime, dmth 2.7 milionë euro që Mali i Zi do të ketë më pak të hyra”, ka thënë Mazreku për Front Online.

Nga kjo marrëveshje, edhe Byroja Kosovare do t’i ketë 800 mijë euro më pak të hyra nga qytetarët e Malit të Zi.

“Byrja do të ketë më pak të hyra, rreth 800 mijë euro nga kjo marrëveshje”, ka thënë Mazreku.

Mazreku thotë se për të dyja shtetet, kjo marrëveshje do të jetë e mirëseardhur, pasi qytetarët do të kursejnë 4 milionë euro në vit.

Sipas Mazrekut, kjo do të mundësojë që të largohen pritjet e gjata në dy anët e kufirit.

“Qytetarët e Kosovës dhe të Malit të Zi nga kjo marrëveshje do të kursejnë mbi 4 milionë euro. Kjo është njëra nga marrëveshjet më të mira që e kemi bërë deri më tani e cila e lehtëson lëvizjen e lirë në mes të të dyja vendeve duke përfshirë edhe mos pritjet nëpër pikat kufitare dhe e ul edhe koston e udhëtimit për qytetarë  e të dyja vendeve”, u shpreh ai për Front Online.

Marrëveshja për heqjen e Policave Kufitare do të nënshkruhet këtë të premte me pjesëmarrjen e zv/kryeministres së Kosovës, Emilia Rexhepi dhe zv/kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Kështu konfirmoi për Front Online, Sami Mazreku.

“Ne e kemi caktuar një agjendë, kjo marrëveshje do të nënshkruhet këtë të premte me 26 qershor në Podgoricë në një lokacion të caktuar nga pala malazeze. Në këtë takim e ka konfirmuar pjesëmarrjen edhe zv/kryeministrja zonja Emilja Rexhepi e cila do të jetë prezentë gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje, nëse nuk ka ndonjë ndryshim të agjendës do të jetë edhe zv/kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq”, ka thënë Mazreku.

Të martën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mbulim të taksës kufitare për bashkatdhetarë e cila hynë në fuqi nga 1 korriku i këtij viti.  Mazreku tha se përfitues të këtij vendimi do të jenë vozitësit e auto veturave dhe motoçikletave.

“Qeveria e ka ndarë një buxhet dhe sipas informatave që i kemi këto ditë pritet që të nënshkruhet marrëveshja e re, e cila do të jetë në fuqi nga data 1 korrik deri në fund të vitit dhe Qeveria do të mbuloj koston për bashkatdhetarë për dy kategori, për auto vetura dhe motoçikleta”, u shpreh ai për Front Online.

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 info@bks-ks.org