Ismet Jashanica, një punëtor model, i cili ka dhënë shumë për sektorin e sigurimeve, respektivisht Byronë Kosovarë të Sigurimit (BKS), sot ka mbushur moshën e pensionimit.
Gjatë një ceremonie të organizuar në zyrat e BKS-së drejtori i këtij Institucioni z.Sami Mazreku ka thënë se ndihet i nderuar dhe respektuar që ka pasur fatin të punoj dhe kontribuoj në sektorin e sigurimeve me profesionist si ky.
“Axha Ismet qysh e kemi thirr të gjithë ka dhënë shumë kontribut në Byronë Kosovare të Sigurimit.
Në emër timin në emër të gjithë punëtoreve unë e falënderoj atë për angazhimin e tij të çmuar dhe një kohësisht i dëshirojmë që të ketë shëndet dhe ta gëzoj pensionin” ka thënë drejtori Mazreku.
Gjithashtu drejtori Mazreku i ka dhuruar edhe një mirënjohje për kontributin e tij në këtë Institucion.
Përndryshe Jashanica që nga viti 2002 punon në sektorin e sigurimeve në vend.