Pyetjet më të shpeshta (FAQ)

Pyetjet më të shpeshta (FAQ)

Çfarë është Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS)?

Byroja Kosovare e Sigurimit është institucion i pavarur që rregullon, koordinon dhe mbikëqyr sistemin e sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Kosovë, duke përfshirë Sigurimin Kufitar, Kartonin e Gjelbër dhe Fondin e Kompensimit.

A është e detyrueshme të kesh sigurim për automjetin në Kosovë?

Po, çdo automjet që qarkullon në territorin e Kosovës është i detyruar me ligj të ketë sigurim të detyrueshëm të automjeteve. Ky sigurim mbulon përgjegjësinë civile ndaj palëve të treta në rast aksidenti. Për automjetet e huaja, Kartoni i Gjelbër nuk është i vlefshëm në Kosovë, përveç për me shtete me të cilat Byroja Kosovare e Sigurimit ka marrëveshje të veçantë dypalëshe. Për këtë arsye, shumica e automjeteve të huaja që hyjnë në Kosovë duhet të pajisen me Sigurim Kufitar në pikën kufitare.

Çfarë është Sigurimi Kufitar?

Sigurimi Kufitar është sigurim i përkohshëm i detyrueshëm për automjetet e huaja që hyjnë në Kosovë dhe nuk mbulohen nga sistemi ndërkombëtar i Kartonit të Gjelbër.

Pse nuk pranohet Kartoni i Gjelbër në Kosovë?

Kosova ende nuk është anëtare e sistemit të Kartonit të Gjelbër, për arsye juridike dhe organizative ndërkombëtare. Për këtë arsye, automjetet që hyjnë në territorin e Kosovës duhet të pajisen me sigurim kufitar, pasi kartoni i tyre nuk është i vlefshëm në Kosovë, përveç rasteve kur ekzistojnë marrëveshje të veçanta mes Byrosë së Kosovës dhe shteteve të caktuara.
Kosova ka marrëveshje të veçanta për njohjen reciproke të policave të sigurimit me katër shtete fqinje: Shqipërinë - vlen sigurmi MTPL i Shqiperis Serbinë - vlen sigurmi MTPL i Serbis Maqedoninë e Veriut - duhet kartoni i gjberti i Maqendose së Veriut Malin e Zi - duhet kartoni i gjberti i Malit të Zi.

Ku mund ta blej sigurimin kufitar?

Sigurimi kufitar mund të blihet në pikat kufitare hyrëse në Kosovë, apo online në webfaqen e Byrosë.

Çfarë është Fondi i Kompensimit?

Fondi i Kompensimit është një mekanizëm që garanton mbrojtjen e palëve të treta kur dëmtohen nga automjete të pasiguruara ose të paidentifikuara. Ky fond administruar nga BKS siguron që qytetarët të mos mbeten pa kompensim në raste të tilla.

Çfarë është sistemi Bonus-Malus?

Sistemi Bonus-Malus është një mekanizëm që ndikon në çmimin e sigurimit të automjeteve bazuar në historinë e shoferit. Shoferët pa aksidente përfitojnë ulje të primit (bonus), ndërsa ata me dëme paguajnë prim më të lartë (malus).

Si mund të marr historinë time të policave të sigurimit?

Qytetarët mund të kërkojnë informacion për historikun e policave të sigurimit dhe dëmet e raportuara përmes dërgimit të një kërkese me email në adresën [email protected] . Në email duhet të specifikohen emri dhe mbiemri i plotë, si dhe numri personal i Kosovës.