NJOFTIM PËR
KËRKESË PËR OFERTË (RFQ)
Lënda: Ofrimi i Shërbimit IP Telefoni Fikse dhe Contact Center / CRM si SaaS
Kërkesat
Minimale Teknike e Shërbimit
1. Moduli i
Telefonisë dhe Contact Center
- Lidhja dhe Rrugëtimi: Numër publik hyrës (DID) me lidhje SIP, meny zanore ndërvepruese
(IVR) shumënivelëshe, radhë thirrjesh sipas grupeve të operatorëve, si dhe
rrugëtim gjeografik e sipas orarit zyrtar/festave.
- Funksionalitetet e Thirrjeve: Njoftime zanore në shqip, listë bllokimi (inbound/outbound),
transferim, parkim, konferencë dhe mbikëqyrje thirrjeje.
- Regjistrimi i Bisedave: Regjistrim automatik i të gjitha thirrjeve hyrëse dhe dalëse për
nevojat e brendshme, monitorim, analizë të cilësisë dhe arkivim nga Byroja
(me njoftim paraprak të pëlqimit).
- Infrastruktura e Operatorëve: Softphone në shfletues (WebRTC) pa nevojë për pajisje fizike,
ekstensione individuale/të përbashkëta, monitorim i operatorëve dhe
radhëve në kohë reale, si dhe vetëmenaxhim i lehtë i radhëve e orareve.
2. Moduli CRM
dhe Integrimi me Telefoninë
- CRM & Ticketing: Menaxhim kontakteve (krijim automatik në thirrje nga numra të
panjohur), sistem ticketing me kategorizim e statuse të lirë, bazë
njohurish e brendshme, modul telesales dhe gjurmë auditimi (audit log).
- Integrimi Telefoni ↔ CRM: Shfaqje automatike e kartelës së kontaktit gjatë thirrjes (Screen
Pop), regjistrim automatik i thirrjeve si transaksion, qasje në incizime
direkt nga kartela dhe integrim përmes API-ve të hapura.
- Raportimi: Dashboards
analitike në kohë reale, raporte KPI dhe historik me eksport në formate të
hapura. Ndërfaqja dhe dokumentacioni duhet të jenë në gjuhën shqipe.
3. Mirëmbajtja,
SLA dhe Siguria e Të Dhënave
- Suporti & SLA: Mbështetje teknike e vazhdueshme në gjuhën shqipe, SLA me afate
të qarta reagimi/zgjidhjeje, ndryshime konfigurimi sipas kërkesës,
përditësime sigurie dhe trajnime për operatorë e administratorë.
- Siguria & Pronësia: Pronësi e plotë e të dhënave nga BKS, enkriptim në transit,
njoftim automatik i pëlqimit për regjistrim, kontroll qasjeje sipas
roleve, ndarje logjike e të dhënave dhe ruajtje e kopjeve rezervë
(backup).
Dokumentacioni i
Nevojshëm për Ofertuesit
Kompanitë e
interesuara duhet të dorëzojnë:
- Ofertën Financiare: Të shprehur në Euro (€), me çmim të zbërthyer për abonimin SaaS,
shërbimin e migrimit dhe mirëmbajtjen mujor (përfshirë TVSH-në).
- Specifikimin Teknik: Dokumentacionin zyrtar që vërteton përmbushjen e të gjitha
veçorive të kërkuara teknike dhe integrimeve API.
- Plani i Implementimit dhe SLA: Afatin e saktë të migrimit/vënies në punë dhe
propozim-marrëveshjen për nivelin e shërbimit (SLA).
Dorëzimi i
Ofertave
Ofertat duhet të
dërgohen në formë elektronike ose fizike në adresën e mëposhtme:
- E-mail:
[email protected]
- Adresa Fizike: Byroja Kosovare e Sigurimit, Prishtinë
- Afati i fundit për dorëzim: Datë 14.08.2026