Qeveria e Kosovës do të subvencionoj policen e Sigurimit Kufitare për Bashkatdhetarët

Qeveria e Kosovës do të subvencionoj policen e Sigurimit Kufitare për Bashkatdhetarët

Nga data, 1 korrik, ka filluar zbatimi i mbulimit të kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët që vijnë në vendlindje.

Polica 1-mujore e sigurimit për të gjitha automjetetet deri në 9 pasagjerë mund të merret falas në të gjitha pikat kufitare hyrëse.

Sipas këtij vendimi nga data 1 korrik, të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë për në Kosovë me automjete për pasagjerë, do të mund të marrin policën e sigurimit falas në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse.

Polica e subvencionuar do të subvencionohet për automjetet për pasagjerë, deri në 9 ulëse.

Ky subvencionim nuk vlen për automjetet e regjistruara në shtetet fqinje (Shqipëri, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi).

Polica e sigurimit subvencionohet sipas marrëveshjes me Qeverinë e Kosovës, vetëm në formë fizike, në të gjitha pikat kufitare të shitjes së BKS-së. 

Format e tjera të shitjes, si ajo nga webfaqja (e-Commerc) apo në zyrat qendrore të BKS-së, mbeten me pagesë.