Thirrje për Aplikim – Ofrimi i Shërbimeve për Testimin e Penetrimit në Sistemet e BKS-së

Thirrje për Aplikim – Ofrimi i Shërbimeve për Testimin e Penetrimit në Sistemet e BKS-së

Njoftim për Publikimin e Thirrjes për Aplikim

Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS) njofton publikimin e Thirrjes për Aplikim nga operatorë ekonomikë të kualifikuar për ofrimin e shërbimeve të testimit të penetrimit (Penetration Test) në sistemet dhe infrastrukturën e saj të teknologjisë së informacionit.

Qëllimi i këtij aktiviteti është vlerësimi i nivelit të sigurisë së sistemeve, aplikacioneve dhe rrjetit të BKS-së, me qëllim të identifikimit dhe mitigimit të dobësive të mundshme në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë kibernetike dhe kërkesat rregullative të Bankës Qendrore të Kosovës.

Kriteret për operatorët ekonomikë aplikues

Operatorët ekonomikë të interesuar duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme minimale:

  1. Përvojë profesionale:

Të kenë përvojë të dëshmuar në realizimin e projekteve për testimin e depërtimit (penetration testing) në institucione financiare, publike ose subjekte me kërkesa të ngjashme sigurie, gjatë tre (3) viteve të fundit.

  1. Referenca të mëparshme:

Të ofrojnë së paku 5 referenca të verifikueshme për projekte të ngjashme të realizuara, duke përfshirë emrin e klientit, datën e realizimit dhe përshkrimin e shërbimeve të ofruara.

  1. Certifikime profesionale:

Të kenë staf të certifikuar në fusha përkatëse të sigurisë kibernetike, me certifikime të njohura ndërkombëtarisht si:

    • OSCP (Offensive Security Certified Professional)
    • CEH (Certified Ethical Hacker)
    • GPEN (GIAC Penetration Tester)
    • ose ekuivalente të tjera të pranuara globalisht.
  1. Metodologji pune:

Të paraqesin metodologjinë që do të përdoret gjatë testimit, në përputhje me standardet OWASP, NIST SP 800-115 ose ISO/IEC 27001/27002.

  1. Pavarësi dhe konfidencialitet:

Operatorët duhet të garantojnë pavarësi të plotë në kryerjen e testimit dhe të respektojnë konfidencialitetin e të gjitha informacioneve të trajtuara gjatë procesit.

  1. Licencim dhe regjistrim ligjor:

Të jenë kompani të regjistruara ligjërisht në Republikën e Kosovës ose në një vend anëtar të BE-së, me të drejtë veprimtarie në fushën e sigurisë së informacionit.

Aftësitë teknike dhe profesionale të kërkuara

Operatori ekonomik duhet të dëshmojë përmbushjen e kushteve minimale të aftësisë teknike dhe profesionale si më poshtë:

  1. Referenca:
    Të ketë së paku pesë (3) projekte të kryera për testimin e depërtimit, të dëshmuara përmes listës së shërbimeve dhe konfirmimeve për testet e kryera.
  2. Ekipi teknik:
    Të ketë ekip për testimin e depërtimit me së paku 3 persona, nga të cilët:
    • Një (1) Senior Penetration Tester me së paku 5 vjet përvojë relevante dhe minimum 2 certifikata në fushën e sigurisë kompjuterike ose testimit të depërtimit (duke përfshirë një certifikatë për Cyber Security Manager);
    • Një (1)  Penetration Tester me minimum 2 certifikata profesionale në sigurinë kibernetike;
    • Një (1) Penetration Tester me minimum 1 certifikatë eksperti të testimit të aplikacioneve web (p.sh. OSWE – Offensive Security Web Expert);
    • Një (1) inxhinierë të testimit të depërtimit secili me së paku një certifikatë në sigurinë kibernetike ose testimin e depërtimit (EC-Council, CompTIA, SANS, OffSec, eLearnSecurity, Google, etj.).
  3. Dokumentacioni dëshmues:
    Operatorët duhet të dorëzojnë:
    • Kopje të certifikatave të vlefshme të stafit teknik;
    • Kopje të kontratave të punës ose të angazhimit në projekt;
    • Përshkrim të personelit që do të marrë pjesë në projekt dhe rolet e tyre.

Një person nuk mund të mbulojë më shumë se një rol brenda ekipit dhe duhet të jetë pjesë e ekipit gjatë gjithë periudhës së testimit.

  1. Përjashtimi nga pjesëmarrja:
    Kompanitë që kanë implementuar zgjidhje të TI-së ose janë ofrues të shërbimeve për mirëmbajtjen e sistemeve të informacionit në kuadër të Byrosë Kosovare të Sigurimeve nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në këtë aktivitet.

 


 

Afati dhe mënyra e aplikimit

Operatorët ekonomikë të interesuar mund të aplikojnë deri më 30.10.2025, sipas udhëzimeve dhe dokumentacionit të plotë të publikuar në faqen zyrtare të BKS:
https://bks-ks.org

Për informata shtesë mund të kontaktoni përmes emailit zyrtar:
[email protected]