Shpallje Publike – Digjitalizimi i Pikave Kufitare përmes instalimit të ATM-ve

Shpallje Publike – Digjitalizimi i Pikave Kufitare përmes  instalimit të ATM-ve

Shpallje Publike – Digjitalizimi i Pikave Kufitare përmes instalimit të ATM-ve

Të njoftohen të gjithë palët e interesuara se është iniciuar procesi i digjitalizimit të pikave kufitare përmes instalimit të ATM-ve të dedikuara për shitjen e policave të sigurimit kufitar.

Ky proces synon:

  • Modernizimin e shërbimeve
  • Rritjen e efikasitetit
  • Lehtësimin e qasjes së qytetarëve në sigurimin kufitar

Palët e interesuara mund të parashtrojnë pyetje ose shprehje interesi në adresën elektronike zyrtare: [email protected]

Kërkesat Teknike – ATM për Policat e Sigurimit Kufitar

  • Siguria: Mbrojtje fizike dhe kibernetike, monitorim i incidentëve.
  • Operimi: Funksionim 24/7, performancë e qëndrueshme.
  • Integrimi: Regjistrim dhe verifikim i transaksioneve, autentikim i përdoruesve.
  • Përdorshmëria: Ndërfaqe intuitive, realizim i shpejtë i transaksioneve.
  • Menaxhimi: Regjistrim i sigurt dhe trajtim i gabimeve.
  • Mirëmbajtja: Përditësime software dhe suport teknik i vazhdueshëm.

Kërkesat për Kompaninë që do ta realizojë projektin

  • Eksperienca: Përvojë në implementim ATM ose sisteme digjitale pagesash.
  • Kapaciteti teknik: Staf i kualifikuar për integrim sistemi, siguri kibernetike dhe mirëmbajtje pajisjesh.
  • Standarde: Zbatim i standardeve ndërkombëtare të sigurisë dhe cilësisë.
  • Suport dhe mirëmbajtje: Mbështetje teknike 24/7 dhe përditësime software.
  • Stabilitet financiar dhe referenca: Kompani e qëndrueshme, me referenca nga projekte të ngjashme të përfunduara me sukses.

Data e fundit e aplikimit është 25.02.2026