AUDITOR I BRENDSHEM
Përshkrimi për aktivitetin e Byrosë Kosovare te Sigurimit
Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) është një institucion përgjegjës për administrimin dhe mbikëqyrjen e sistemit të sigurimit të automjeteve në Kosovë. Ajo luan një rol kyç në garantimin e mbrojtjes së të siguruarve dhe në zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për sigurimin kufitar. BKS siguron funksionimin e sistemit të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve, trajton kërkesat për kompensim në rast aksidentesh dhe bashkëpunon me institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare për zhvillimin dhe përmirësimin e politikave të sigurimit.
Rreth pozitës:
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore
- Ekzaminimin dhe vlerësimin e përshtatshmërisë dhe efektivitetit të sistemeve të kontrollit të brendshëm;
- Rishikimin e aplikimit dhe efektivitetin e procedurave për menaxhimin e rrezikut dhe metodologjive për vlerësimin e rrezikut;
- Rishikimin e sistemeve të menaxhmentit dhe të informacioneve financiare, përfshirë sistemielektronik të informacioneve të siguruesit;
- Rishikimin e saktësisë dhe besueshmërisë së regjistrave të kontabilitetit dhe të raporteve financiare;
- Rishikimin e sistemit të siguruesit për vlerësimin e kapitalit në lidhje me vlerësimin e rrezikut;
- Vlerësimin e ekonomicitetit dhe efikasitetit të operacioneve;
- Testimin e transaksioneve dhe të funksionimit të procedurave specifike të kontrollit të brendshëm;
- Rishikimin e sistemeve të themeluara për të siguruar pajtueshmëri me kërkesat ligjore dhe
- Rregullative, kodin e sjelljes dhe implementimin e politikave dhe procedurave;
- Testimin e besueshmërisë dhe përpikshmërisë së raportimeve rregullative dhe kryerjen e detyrave specifike të auditimit.
Kërkesat dhe kualifikimet kryesore
- Diplomë universitare në ekonomi, financa, kontabilitet apo të ngjashme;
- Të jetë i certifikuar në fushën e auditimit nga ndonjë: institucion i akredituar në Kosovë për këtë qëllim; apo institucion i mirënjohur ndërkombëtar; apo institucion relevant i akredituar për këtë qëllim nga organi kompetent në vendin në të cilin është themeluar për ofrimin e shërbimeve të certifikimit në fushën e auditimit.
- Njohuri të standardeve të auditimit dhe procedurave, ligjeve, rregullave dhe rregulloreve;
- Të ketë së paku tre (2) vite përvojë pune profesionale në fushën e auditimit.
- Shkathtësi të shkëlqyeshme për analizim dhe definim të problemeve, fakteve dhe për dhënie të rekomandimeve dhe konkluzioneve të bazuara në dëshmi;
- Vëmendje të lartë në detaje dhe aftësi të shkëlqyera analitike;
- Gjykim të shëndoshë dhe të pavarur;
- Të ketë njohuri nga fusha e qeverisjes korporative dhe financiare;
- Shkathtësi të mira në përdorimin e MS Office dhe software të kontabilitetit;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe shkathtësi të mirë të menaxhimit të kohës;
- Të ketë aftësi të punojë në ekip dhe individualisht.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV;
- Diplomat, certifikatat dhe trajnimet përkatëse;
- Dëshmia e përvojës së punës
Palët e interesuara, interesmin e tyre duhet ta shprehn përmes E-mail, në e-mail [email protected], deri me date 14.11.2025, me titull Auditor i Brendshem.
 
  
                             
                              
                             
                             
         
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                            