Shpallje Publike – Digjitalizimi i Pikave Kufitare përmes instalimit të ATM-ve
Të njoftohen të gjithë palët e interesuara se është iniciuar procesi i digjitalizimit të pikave kufitare përmes instalimit të ATM-ve të dedikuara për shitjen e policave të sigurimit kufitar.
Ky proces synon:
- Modernizimin e shërbimeve
- Rritjen e efikasitetit
- Lehtësimin e qasjes së qytetarëve në sigurimin kufitar
Palët e interesuara mund të parashtrojnë pyetje ose shprehje interesi në adresën elektronike zyrtare: [email protected]
Kërkesat Teknike – ATM për Policat e Sigurimit Kufitar
- Siguria: Mbrojtje fizike dhe kibernetike, monitorim i incidentëve.
- Operimi: Funksionim 24/7, performancë e qëndrueshme.
- Integrimi: Regjistrim dhe verifikim i transaksioneve, autentikim i përdoruesve.
- Përdorshmëria: Ndërfaqe intuitive, realizim i shpejtë i transaksioneve.
- Menaxhimi: Regjistrim i sigurt dhe trajtim i gabimeve.
- Mirëmbajtja: Përditësime software dhe suport teknik i vazhdueshëm.
Kërkesat për Kompaninë që do ta realizojë projektin
- Eksperienca: Përvojë në implementim ATM ose sisteme digjitale pagesash.
- Kapaciteti teknik: Staf i kualifikuar për integrim sistemi, siguri kibernetike dhe mirëmbajtje pajisjesh.
- Standarde: Zbatim i standardeve ndërkombëtare të sigurisë dhe cilësisë.
- Suport dhe mirëmbajtje: Mbështetje teknike 24/7 dhe përditësime software.
- Stabilitet financiar dhe referenca: Kompani e qëndrueshme, me referenca nga projekte të ngjashme të përfunduara me sukses.
Data e fundit e aplikimit është 25.02.2026