KONKURS URGJENT: Administrator i Sistemeve (System Administrator)

KONKURS URGJENT: Administrator i Sistemeve (System Administrator)

Përshkrimi për aktivitetin e Byrosë Kosovare te Sigurimit,

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) është një institucion përgjegjës për administrimin dhe mbikëqyrjen e sistemit të sigurimit të automjeteve në Kosovë. Ajo luan një rol kyç në garantimin e mbrojtjes së të siguruarve dhe në zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për sigurimin kufitar. BKS siguron funksionimin e sistemit të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve, trajton kërkesat për kompensim në rast aksidentesh dhe bashkëpunon me institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare për zhvillimin dhe përmirësimin e politikave të sigurimit. 

Përmbledhje e Punës – Qëllimi i përgjithshëm: 

Qëllimi kryesor i pozitës së Administratorit të Sistemeve është të sigurojë funksionimin optimal, të qëndrueshëm dhe të sigurt të infrastrukturës teknologjike të organizatës. Kjo përfshin mirëmbajtjen, konfigurimin dhe monitorimin e sistemeve IT, si dhe zgjidhjen e problemeve teknike për të mbështetur proceset operacionale dhe strategjike të organizatës. 

Përgjegjësitë Kryesore – Përshkrimi i punëve: 

  • Siguron performancë të lartë dhe disponueshmëri të vazhdueshme të sistemeve dhe serverëve.
  • Menaxhon dhe optimizon burimet teknologjike për të përmbushur nevojat e organizatës.
  • Ofron mbështetje teknike dhe trajnime për përdoruesit dhe ekipin IT.
  • Menaxhon serverët fizikë dhe virtualë, si dhe platformat e virtualizimit (p.sh. VMware, Hyper-V).
  • Zbaton përditësimet e softuerit dhe sistemeve operative për të siguruar funksionalitet dhe siguri optimale.
  • Menaxhon llogaritë e përdoruesve, lejet e qasjes dhe sigurinë e të dhënave.
  • Menaxhon Active Directory (AD) dhe File Server: krijimin e llogarive, grupeve, politikave të sigurisë (GPO) dhe replikimin e domain controllers.
  • Menaxhon dhe konfiguron pajisjet e rrjetit dhe firewall-in (FortiGate) për sigurinë e rrjetit.
  • Menaxhon pajisjet e organizatës përmes Microsoft Entra ID, duke përfshirë regjistrimin, organizimin, kontrollin e qasjes dhe zbatimin e politikave të sigurisë.
  • Përditëson dhe instalon patch-et e sigurisë për sistemet operative dhe softuerët.
  • Monitoron performancën e sistemeve për të identifikuar dhe adresuar çështjet teknike.
  • Konfiguron, mirëmban dhe diagnostikon rrjetet lokale (LAN), të gjera (WAN) dhe pajisjet e rrjetit (routerë, switch-e, firewall).
  • Ofron ndihmë teknike për përdoruesit fundorë dhe stafin e organizatës.
  • Zgjidh problemet harduerike dhe softuerike në mënyrë të shpejtë dhe efikase.
  • Dokumenton konfigurimet e sistemeve, ndryshimet dhe procedurat e menaxhimit.

  Kualifikimet dhe Përvoja:

  • Diplomë në Teknologji të Informacionit, Inxhinieri Kompjuterike ose fusha të ngjashme (preferohet)
  • Së paku 4 vite përvojë pune ne lëmin përkatëse ose ekuivalente.
  • Certifikime të vlefshme (p.sh., Microsoft (MCSA/MCSE), Cisco (CCNA), FortiNet, etj.janë avantazh.
  • Përvojë me administrimin e rrjeteve dhe protokollet (TCP/IP, DHCP, DNS, VPN)
  • Eksperiencë në menaxhimin e Windows Server, Active Directory si dhe Office 365 -Entra ID
  • Njohuri profesionale: Servisim, Instalimin, CISCO, Microsoft Server, VPN, etj.
  • Aftësi për të analizuar dhe zgjidhur probleme teknike në mënyrë efektive.
  • Njohja e gjuhës angleze.

Informacion Shtesë: 

  • Fleksibilitet ne pozicionin e punës dhe marrjen e përgjegjësive shtese sipas nevojës,
  • Mundësi për t’u rritur profesionalisht,
  • Mjedis pune bashkëpunues,
  • Page krahasuar me çmimet e tregut.

Si të aplikohet: 

  • Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentet përkatëse në email: [email protected] me përshkrim “Aplikim për Administrator i Sistemeve (Systems Administrator)”

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV;
  • Diplomat, certifikatat dhe trajnimet përkatëse;
  • Dëshmia e përvojës së punës

Konkursi është i hapur deri më datën 16.06.2026 në ora 16:00 Shënim

Vetëm aplikimet me dokumentacion të kompletuar do të merren parasysh.