NJOFTIM PËR KËRKESË PËR OFERTË
Shërbime për menaxhimin dhe transportin e parave të gatshme (Cash Management / Cash-in-Transit)
Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), në kuadër të projektit për digjitalizimin e pikave kufitare dhe implementimin e pajisjeve ATM/Kiosk për shitjen e policave të sigurimit kufitar, fton operatorët ekonomikë të licencuar për ofrimin e shërbimeve të transportit të parave të gatshme (Cash-in-Transit – CIT) që të paraqesin ofertat e tyre për menaxhimin e parave të gatshme të gjeneruara përmes këtyre pajisjeve.
Shërbimet e kërkuara përfshijnë:
- grumbullimin/tërheqjen e parave të gatshme nga ATM/Kioskat;
- transportin e sigurt të parave të gatshme;
- numërimin dhe verifikimin e mjeteve të grumbulluara;
- dorëzimin/depozitimin e mjeteve sipas procedurave të përcaktuara nga BKS;
- furnizimin me para të gatshme për nevoja të kthimit të kusurit, sipas nevojës dhe konfigurimit të pajisjeve;
- evidentimin dhe raportimin për çdo grumbullim/dorëzim;
- procedurat për trajtimin e diferencave eventuale;
- sigurimin dhe përcaktimin e përgjegjësisë për mjetet gjatë grumbullimit dhe transportit.
Operatori ekonomik duhet të paraqesë:
- dëshmi për licencën/autorizimin përkatës për ofrimin e shërbimeve Cash-in-Transit (CIT);
- përvojën relevante në ofrimin e shërbimeve të ngjashme;
- modelin e propozuar të operimit dhe menaxhimit të cash-it;
- kapacitetin për mbulimin e pikave kufitare të Republikës së Kosovës;
- frekuencën e propozuar të grumbullimit dhe kohën e reagimit;
- masat e sigurisë dhe mënyrën e sigurimit të mjeteve;
- ofertën financiare, me strukturë të qartë të kostos për pajisje/lokacion, për intervenim dhe/ose në baza mujore, sipas modelit të propozuar.
BKS planifikon që në fazën fillestare shërbimi të realizohet për 5 ATM/Kioska, të vendosura në pika kufitare të Republikës së Kosovës, me mundësi të zgjerimit të numrit të pajisjeve në fazat e mëtejshme.
Ofertat, së bashku me dokumentacionin përcjellës, duhet të dorëzohen në [email protected], më së largu deri më 30.09.2026, ora 12:00.
Për sqarime shtesë lidhur me kërkesën për ofertë, operatorët e interesuar mund të kontaktojnë BKS-në në [email protected]
Byroja Kosovare e Sigurimit