FTESË PËR SHPREHJE TË INTERESIMIT PËR SHËRBIME TË MARKETINGUT

FTESË PËR SHPREHJE TË INTERESIMIT PËR SHËRBIME TË MARKETINGUT

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), Prishtinë, fton subjektet e interesuara të paraqesin ofertat për:

ORGANIZIMIN E FUSHATËS SENZIBILIZUESE PËR PËRDORIMIN E RAPORTIT EVROPIAN TË AKSIDENTIT

Ofertat në zarf të mbyllur me mbishkrimin “Ofertë për Shërbime te marketingut” emrin e ofertuesit duhet të dorëzohen me email tek [email protected].

Për t’u kualifikuar kompanitë duhet:

  • Të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm ligjor – certifikatën e regjistrimit tëbiznesit dhe informatat mbi biznesin.
  • Të kenë dokumentacionin e nevojshëm mbi TVSH (nëse janë deklarues të TVSH)
  • Oferta financiare duhet tëjetë me TVSH
  • Për çmimet të cilat nuk e kane të listuar TVSH ndarazi, do të nënkuptohet se vlera e TVSH është e përfshire në çmim.
  • Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku 1 muaj nga data e dorëzimit të ofertës
  • Ofertuesi duhet të dorëzojë referenca dhe kontrata për punë të ngjashme
  • BKS ruan të drejtën të kërkoje informata shtesë nga kompanitë ofertuese
  • Ofertat e dorëzuara pas afatit të përcaktuar për dorëzimin e ofertave nuk do të shqyrtohen.
  • Ofertat të cilat nuk përmbajnë dokumentacionin komplet nuk do të shqyrtohen.
  • BKS mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në çdo kohë.

Për tërheqje të specifikacionit duhet të drejtoheni me email në adresat:
[email protected] deri me date 23 Shtator

Kerkeses duhet bashkangjitur informata mbi pune te ngjashme ne periudhen e fundit

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 30 Shtator 2025.