Shpallje Publike – Implementimi i Nënshkrimit Digjital

Shpallje Publike – Implementimi i Nënshkrimit Digjital

Njoftohen të gjithë kompanitë e interesuara se është iniciuar procesi i implementimit të sistemit të  nënshkrimit digjital për dokumentet dhe proceset elektronike në BKS. 

Ky proces synon: 

  • Modernizimin e shërbimeve dhe reduktimin e përdorimit të dokumenteve fizike
  • Rritjen e sigurisë dhe autenticitetit të dokumenteve 
  • Lehtësimin e qasjes së qytetarëve dhe stafit në shërbime elektronike 

Kompanitë e interesuara mund të parashtrojnë pyetje ose shprehje interesi në adresën elektronike zyrtare: [email protected] 

Kërkesat Teknike – Nënshkrimi Digjital 

  • Siguria: Enkriptim i avancuar, mbrojtje kundër falsifikimit dhe monitorim i incidenteve.
  • Integrimi: Funksionim i sigurt me sistemet ekzistuese të institucionit. 
  • Përdorshmëria: Ndërfaqe intuitive për përdoruesit, lehtësim i nënshkrimit të dokumenteve  elektronike. 
  • Menaxhimi: Regjistrim i çdo nënshkrimi dhe gjurmueshmëri e plotë e dokumenteve.
  • Disponueshmëria: Sistemi të jetë i aksesueshëm 24/7 dhe i qëndrueshëm.
  • Mirëmbajtja: Përditësime software dhe suport teknik i vazhdueshëm. 

Kërkesat për Kompaninë që do ta realizojë projektin 

  • Kompania duhet të jetë Ofrues i Licencuar i Shërbimeve të Besuara dhe Identitetit Digjital në Republikën e Kosovës, sipas ligjit në fuqi. 
  • Eksperienca: Përvojë në implementim të sistemeve të nënshkrimit digjital ose sistemeve të sigurisë elektronike. 
  • Kapaciteti teknik: Staf i kualifikuar në siguri kibernetike, integrim sistemi dhe mirëmbajtje software. 
  • Standarde: Zbatim i standardeve ndërkombëtare të sigurisë dhe menaxhimit të dokumenteve  elektronike. 
  • Suport dhe mirëmbajtje: Mbështetje teknike 24/7 dhe përditësime software. 
  • Stabilitet financiar dhe referenca: Kompani e qëndrueshme, me referenca nga projekte të ngjashme të përfunduara me sukses. 

Afati për parashtimin e pyetjeve ose shprehjes së interesi: 26.02.2026