BKS synon të angazhojë tre avokatë për përgatitjen e propozimeve për përmbarim, sipas lëndëve që u caktohen nga BKS.
Kushtet e detyrueshme për aplikim
Të jetë avokat i regjistruar në Odën e Avokatëve të Kosovës, me të drejtë aktive të ushtrimit të profesionit.
- Të ketë të paktën dy vite përvojë profesionale si avokat.
- Të ketë përvojë të dokumentuar në përgatitjen e propozimeve për përmbarim.
- Të deklarojë konfliktet e mundshme të interesit, veçanërisht përfaqësimin aktual të palëve me interesa të kundërta me BKS në lëndët që mund t’i caktohen.
- Të pranojë detyrimin për ruajtjen e konfidencialitetit dhe mbrojtjen e të dhënave të dosjeve.
Dokumentet që duhet të dorëzohen
CV profesionale.
- Dëshmi për regjistrimin dhe statusin aktiv në Odën e Avokatëve të Kosovës.
- Përshkrim të përvojës në lëndë përmbarimore, me numër të përafërt të lëndëve të trajtuara dhe rolin konkret të avokatit, pa zbuluar të dhëna konfidenciale të klientëve.
- Plan të shkurtër pune që tregon sa dosje mund të shqyrtojë në muaj dhe afatin e propozuar për përgatitjen e një propozimi pas pranimit të dokumentacionit të plotë.
- Deklaratën për konflikt interesi dhe konfidencialitet.
Aplikimet janë të hapura deri më 1 Tetor 2026. Ju lutemi që dokumentet tuaja t'i dërgoni në: [email protected]