Më datë 23.01.2026 u mbajt punëtoria e përbashkët me kompanit e sigurimeve e organizuar nga Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) me temë:
🔐 Siguria e Informacionit dhe Menaxhimi i Rrezikut Kibernetik në Sektorin e Sigurimeve
Punëtoria shërbeu si një platformë e rëndësishme për diskutim dhe shkëmbim përvojash mbi:
▪️ zbatimin e rregullores së BQK-së për sistemet e informacionit dhe menaxhimin e rrezikut kibernetik
▪️ standardet ndërkombëtare të sigurisë së informacionit
▪️ forcimin e qeverisjes së rrezikut kibernetik
▪️ rritjen e qëndrueshmërisë digjitale të industrisë së sigurimeve
Në një mjedis gjithnjë e më të digjitalizuar, siguria e informacionit dhe menaxhimi proaktiv i rrezikut kibernetik mbeten prioritete kyçe për stabilitetin, besueshmërinë dhe zhvillimin e sektorit financiar dhe të sigurimeve.
Punëtorinë e hapi Kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të BKS, z. Perparim Drini, i cili theksoi rëndësinë strategjike të sigurisë së informacionit dhe përputhshmërisë rregullatore për stabilitetin dhe zhvillimin e sektorit të sigurimeve.
Faleminderit BQK-së, përfaqësuesit e kompanive të sigurimeve dhe ekspertëve për kontributin dhe diskutimet e vlefshme.
Faleminderim i veçantë z. Elvin Mala, Head of Information Systems Supervision – BQK për sqarimet lidhur me zbatimin e Rregullores për Sistemet e Informacionit dhe Menaxhimin e Rrezikut Kibernetik.
Gjithashtu, faleminderim z. Driton S. Bejtullahu, Ekspert i Sigurisë së Informacionit, për ndarjen e përvojës dhe praktikave më të mira në fushën e sigurisë së informacionit dhe menaxhimit të rrezikut kibernetik.
Punëtoria e përbashkët me kompanit e sigurimeve e organizuar nga Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS)