Të nderuar bashkatdhetarë dhe qytetarë,
Ju njoftojmë se marrëveshja mes Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për subvencionimin e policave kufitare ka përfunduar më 31 dhjetor 2025.
Si rrjedhojë, nga data 1 janar 2026, nuk vazhdon më mbulimi i kostos së policës kufitare dhe të gjitha policat e sigurimit do të lëshohen me pagesë, sipas tarifave standarde të miratuara nga BQK.
Policat e sigurimit kufitar për të gjitha kategoritë e automjeteve vazhdojnë të lëshohen në të gjitha pikat kufitare hyrëse. Megjithatë, nga data 1 janar 2026, të gjitha policat lëshohen vetëm me pagesë, pasi subvencionimi nuk është më në fuqi.
Falënderojmë bashkatdhetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë periudhës së subvencionimit.
Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS)