Lansimin e Fushatës Vetëdijësuese për Përdorimin e Raportit Evropian të Aksidentit (REA)

Lansimin e Fushatës Vetëdijësuese për Përdorimin e Raportit Evropian të Aksidentit (REA)
Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS),me mbështetjen e Kompanive te Sigurimeve dhe  në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe BQK  ka kënaqësinë t'ju ftojë të merrni pjesë në Konferencën për Lansimin e Fushatës Vetëdijësuese për Përdorimin e Raportit Evropian të Aksidentit (REA), e cila do të mbahet:
📅 18 Qershor 2026 (e enjte)
🕚 Ora 11:00
📍 Hotel Swiss Diamond, Prishtinë
Qëllimi i kësaj fushate është ngritja e vetëdijes së qytetarëve për përdorimin korrekt të Raportit Evropian të Aksidentit, promovimi i praktikave moderne në trajtimin e aksidenteve me dëme materiale, si dhe përmirësimi i efikasitetit në procesin e trajtimit të kërkesave për dëmshpërblim.
Konferenca do të shërbejë si platformë për prezantimin e objektivave të fushatës, rolit të institucioneve pjesëmarrëse dhe përfitimeve që sjell përdorimi i Raportit Evropian të Aksidentit për qytetarët, sektorin e sigurimeve dhe sigurinë rrugore në vend.
Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj iniciative për publikun dhe sektorin e sigurimeve, ju ftojmë që përmes pjesëmarrjes dhe raportimit tuaj të kontribuoni në informimin dhe edukimin e qytetarëve lidhur me këtë mekanizëm të rëndësishëm.
Mirëpresim pjesëmarrjen tuaj.