NJOFTIM PËR KËRKESË
PËR OFERTË (RFQ)
Lënda: Blerja e veturës së re zyrtare për
nevojat e BKS-së
Byroja Kosovare e
Sigurimit (BKS) shpall kërkesë për ofertë për blerjen e një veture të re
zyrtare, me qëllim plotësimin e nevojave operative dhe logjistike të
institucionit.
Kërkesat Minimalë
Teknike
- Gjendja: E re (00 km), viti i prodhimit 2025/2026.
- Kategoria / Trupi: Veturë e vogël / kompakte (Hatchback / Sportback – 5 dyer)
- Transmisioni: Automatik.
- Tipi i Karburantit: Benzinë / Hibrid (ose Naftë).
- Garancia: Minimumi 2 deri në 5 vite.
- Pajisjet e Sigurisë: Sistemi i frenimit automatik,
mekatronikë standarde e sigurisë pasive/aktive, kamera/sensorë parkimi.
Dokumentacioni i
Nevojshëm për Ofertuesit
Kompanitë e
interesuara (sallonet e autorizuara të veturave) duhet të dorëzojnë:
- Ofertën Financiare: E shprehur në Euro (€), përfshirë
TVSH-në dhe të gjitha taksat e tjera aplikative.
- Specifikimin Teknik: Broshurën zyrtare dhe specifikimet e
detajuara të modelit të ofruar.
- Kushtet e Dorëzimit: Afatin e saktë të dorëzimit pas
nënshkrimit të kontratës.
Dorëzimi i Ofertave
Ofertat duhet të
dërgohen në formë elektronike ose fizike në adresën e mëposhtme:
- E-mail: [email protected]
- Adresa Fizike: Byroja Kosovare e Sigurimit, Prishtinë
- Afati i fundit për dorëzim: Datë 07.08.2026