Vetëm gjatë pesë muajve të parë të vitit 2020 kompanitë e sigurimeve në vendin tonë kanë paguar dëme në vlerë prej më shumë se 17,2 milionë euro, pavarësisht se gjatë kësaj periudhe kohore ato janë ballafaquar me probleme të mëdha si pasojë e pandemisë COVID-19, ka raporuar “iSIGURIME”
Më shumë se 17,2 milionë euro dëme janë paguar nga kompanitë e sigurimeve të cilat operojnë në vendin tonë vetëm gjatë 5 muajve të parë të këtij viti, ndonëse gjatë kësaj periudhe kohore ato janë ballafaquar me probleme të shumta si pasojë e pandemisë COVID-19. Bazuar në të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se shuma e dëmeve të paguara në pesë mujorin e parë të këtij viti pothuajse është e përafërt me pesë mujorin e parë të vitit paraprak. “Nga muaji mars, por edhe në këto momente, si pasojë e pandemisë kompanitë ballafaqohen me probleme të shumta, por përkundër kësaj pagesa e dëmeve vazhdon më ritëm të njëjtë, sikurse në muajt paraprak”, ka thënë Sami Mazreku, drejtor i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës. Sipas tij, bazuar në raporte të BQK-së, por edhe në raportet individuale të kompanive të sigurimit të cilat operojnë në vendin tonë, shihet qartë se sektori i sigurimeve është goditur më së shumti nga pandemia COVID-19. Sipas tij, duke i pasur parasysh këto, Institucionet e vendit duhet t’i fusin edhe kompanitë e sigurimeve në pakot emergjente. Edhe pse për një kohë të gjitha bizneset kanë qenë të mbyllura thuajse tërësisht, edhe kompanitë e sigurimeve nuk kanë pranuar prime, në anën tjetër ato kanë paguar në vazhdimësi dëmet, por edhe pagat e rregullta të punëtoreve.
Dëmet e paguara sivjet
Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se gjatë muajit maj të këtij viti në emër të dëmeve kompanitë e sigurimeve kanë paguar 1,4 milionë euro, në muajin prill janë paguar 3,1 milionë euro, në muajin mars 3,1 milionë euro, në muajin shkurt 4,1 milionë euro, si dhe në muajin janar shuma e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimeve ishte 5,5 milionë euro, apo gati 100 % më e lartë se sa ishte në muajin e njëjtë në vitin paraprak. Mazreku nga Shoqata e Sigurimeve më tutje tregon se edhe në muajt vijues kompanitë kanë vazhduar me intensitet të njëjte të pagesës së dëmeve. Ai më tutje tregon se shumën e demeve të paguara dukshëm janë duke e rritur edhe automjetet e pa siguruara, që sipas tij po rriten nga dita në ditë.
“Nga muaji mars, por edhe në këto momente kompanitë ballafaqohen me probleme të shumta nga pandemia, por përkundër kësaj pagesa e dëmeve vazhdon më ritëm të njëjtë, sikurse në muajt paraprak”, ka thënë Sami Mazreku, drejtor i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës.
Pagesa e dëmeve
2020 (janar-maj) 17.236,723 €
2019 49.970,495 €
2018 42.766,736 €
2017 42.151,078 €
2016 36.871,506 €
2015 36.971,397 €
2014 31.182,207 €
2013 38.448,821 €
2012 30.581,215 €
2011 26.812,984 €
2010 26.527,830 €
2009 18.834,757 €
2008 17.678,577 €
2007 12.821,635 €
2006 10.932,644 €
2005 9.165,533 €
2004 6.743,000 €
2003 5.583,705 €