Fondi i Kompensimit

Fondi i Kompensimit është fondi i posaçem i krijuar me ligj, i cili ka për qëllim kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga aksidentet në trafik, në rastet kur shkaktar i aksidentit është një mjetë motorik i pasiguruar apo i paidentifikuar.

Byroja Kosovare e Sigurimit është administruese e Fondit të Kompensimit, rrjedhimisht, përgjegjëse për pagesën e dëmeve ndaj palëve të dëmtuara per rastet e lart permendura.

Palët e dëmtuara në një aksident automobilistik brenda territorit të Republikës së Kosovës, shkaktuar nga një mjet i pasiguruar apo i paidentifikuar, kanë të drejtën e dëmshpërblimit nga Byroja Kosovare e Sigurimit, e konkretisht Fondi i Kompensimit.

Kompanitë e Sigurimit, anëtare të Byrosë Kosovare të Sigurimit, të cilat ushtrojnë veprimtari në territorin e Republikës së Kosovës në sigurimin e detyrueshëm nga autopërgjegjësia, janë të detyruara të kontribuojnë në fondin e kompensimit, në përpjestim të drejtë me primet bruto.

 

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 info@bks-ks.org