Sigurimi Kufitar

Drejtuesi i mjetit motorik me regjistrim të huaj i cili nuk ka një dokument ndërkombëtar të vlefshëm të sigurimit të autopërgjegjësisë, është i detyruar të lidhë kontratë të sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë të vlefshme në territorin e Republikës së Kosovës, me periudhë vlefshmërie jo më pak se pesëmbëdhjetë (15) ditë. Byroja është kompetente për organizimin dhe zbatimin e sistemit të sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë. Kur drejtuesi i mjetit motorik nuk kontrakton sigurimin kufitar, nuk i lejohet hyrja me këtë mjet motorik në territorin e Republikës së Kosovës pa e përmbushur këtë detyrim.

I dëmtuari, të cilit i është shkaktuar dëm nga përdorimi i një mjeti motorik me regjistrim të huaj i pajisur me sigurim kufitar, ka të drejtën të parashtrojë kërkesë dëmshpërblimi tek Byroja Kosovare e Sigurimit.

Shitja e sigurimit në Pikat Kufitare:

Pikat kufitare të shitjes Orari Kontakti
Bërnjak 24 h 049731809
Dheu i Bardhë 24 h 049733966
Glloboqicë 24 h 049733973
Hani i Elezit 24 h 049733974
Jarinje 24 h 049733969
Kullë 24 h 049733972
Merdare 24 h 049733964
Muçibabë 24 h 049733970
Mutivodë 24 h 049733971
Qafë Morinë 24 h 049733965
Qafë Prush 08:00 – 20:00 049733967
Stançiq 24 h 049733718
Vërmicë 24 h 049733968

 

Shitja e sigurimit në:

Pikat e shitjes Orari Kontakti
Prishtinë 08:00 – 16:00 038603059
Mitrovicë 08:00 – 20:00 049733477

 

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 info@bks-ks.org