MOU

Në mungesë të Kartonit të Gjelbër në Republikën e Kosovës, është paraqitur nevoja e arritjes së marrëveshjes së mirëkuptimit me shtetet fqinje dhe më gjerë, në mënyrë që certifikatat e sigurimit të detyrueshëm të Autopërgjegjësisë ndaj palës së tretë si dhe procedurat e trajtimit të dëmeve, të njihen nga të dyja palët, rrespektivisht kompanitë e sigurimeve të shteteve përkatëse.

Deri më tani Republika e Kosovës ka katër memorandume të mirëkuptimit me katër shtetet fqinje: Memorandumi i Mirëkuptimit me Republikën e Shqipërisë, i nënshkruar nga BQK-ja (ish AQBK) dhe Byroja Shqiptare e Sigurimit me seli në Tiranë më 09 Shtator 2002; Memorandumi i Mirëkuptimit me Republikën e Maqedonisë, i nënshkruar nga Byroja Kosovare e Sigurimit dhe Byroja Kombëtare e Sigurimit të Maqedonisë me seli në Shkup më 24 Tetor 2012 në Ohër të Maqedonisë. Ky Memorandum i Mirëkuptimit ka ripërtrirë Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar në mes BQK-së (ish AQBK-ja) dhe Byrosë Kombëtare të Sigurimit të Maqedonisë më 24 Janar 2003.
Memorandumi i Mirëkuptimit me Republikën e Serbisë, i nënshkruar në Bruksel për njohjen reciproke të sigurimeve të automjeteve mes Republikës së Kosovës dhe të Serbisë është nënshkruar në mes Shoqatës së Siguruesve Serbë (SHSS) dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) me 23 qershor në Bruksel, ku si palë lehtësuese dhe garantuese është nënshkruar nga Byroja Evropiane e Sigurimeve dhe Bashkimi Evropian. Kjo Marrëveshje ka hyrë në fuqi me datën 12 gusht 2015. Si dhe në Qershor të vitit 2021 në Podgoricë është nënshkruar MoU me Malin e Zi, dhe e cila ka hyrë në fuqi nga data 1 Korrik 2021. Në bazë të MOU me Republikën e Maqedonisë, Republikën e Serbisë dhe Malit të Zi, qytetarët e Republikës së Kosovës, për të udhëtuar në Republikën e Maqedonisë, Republikën e Serbisë dhe Malit të Zi me mjetet e tyre motorike, duhet të pajisen me një sigurim të veçantë që njhet si TPL Plus nga po e njëjta kompani e sigurimit ku i është prerë sigurimi vendor TPL. Ndërsa qytetarëve të Republikës së Maqedonisë si dhe Malit të Zi, për të udhëtuar në Republikën e Kosovës, u nevojitet ta posedojnë Kartonin e Gjelbër Ndërkombëtar për mjetet motorike, përderisa qytetarët e Republikës së Serbisë mund të udhëtojnë me sigurimin TPL vendor në Republikën e Kosovës.

Në bazë të MOU me Republikën e Shqipërisë, qytetarët e të dyja shteteve mund të udhëtojnë vetëm me sigurimin TPL vendor për mjetet motorike.

Është e rëndësishme për çdo shtetas nga këto katër shtete si më sipër, nëse të njejtit nuk posedojnë policat e tyre valide sipas MoU-ve të nënshkruara duhet të kontraktohen me patjetër me policë kufitare në pikëkalimin kufitar gjatë hyrjes së tyre në Republikën e Kosovës.

Me këto memorandume të mirëkuptimit (MOU) palët janë pajtuar për njohjen reciproke të përgjegjësisë siguruese të automjeteve motorike, trajtimin dhe pagesën e kërkesave për zhdëmtim, kompensimin e dëmeve dhe për fondin e kompensimit.

Lista e memorandumeve te mirëkuptimit


1). MOU me Shqipëri

2). MOU me Maqedoni

3). MOU me Serbi

4). MOU me Mal të zi

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]