Kartoni i Gjelbër

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Menjëherë në vitin 2011, BKS ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Byrove. Më pas, Këshilli i Byrove konstaton dhe i mirëpret hapat e rëndësishëm të bëra nga Kosova, sic është Ligji per sigurimin TPL, dhe themelimi i BKS. Megjithatë, dy kondidat esenciale nuk janë të përmbushura, ato janë anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara si dhe njohja ndërkombetare e targave të regjistrimit.

Statuti i Këshillit të Byrove, pika 4.2, përveç  tjerash thekson se, për t’u pranuar si Byro anëtare e nje shteti, ai shtet duhet të jetë anëtar i Kombeve të Bashkuara. Pra, që nga viti 2011, edhe pse BKS ka përmbushur aspektet financiare të kërkuara në emër të garancioneve bankare, nuk ka mundur të anëtaresohej në Këshillin e Byrove.

Strategjia e BKS është që të arrijë marrëveshje bilaterale për njohjen reciproke të policave të sigurimit me sa më shumë shtete, ku njëherit për momentin BKS ka katër (4) marrëveshje mirëkuptimi me shtetet fqinje Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Mali i Zi.

 

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]