2.7 milionë € në vit paguan kosovarët polisa në Mal të Zi, Mazreku jep detajet e marrëveshjes (Frontonline)

9:01 / 22 Qershor 2021

Kosova dhe Mali i zi do të nënshkruajnë marrëveshje për heqjen e polisave kufitare ndërmjet dy shteteve.

Nga kjo marrëveshje, kosovarët do t’i kursejnë  2.7 milionë euro që paguanin çdo vit për të kaluar kufirin malazez.

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, në një intervistë për Front Online, tha se këtë shumë për çdo vit e kanë paguar qytetarët që nga paslufta.

“Rreth 2.7 milionë euro kanë qenë të hyrat vjetore vetëm nga qytetarët e Kosovës që kanë shkuar qoftë për pushime, dmth 2.7 milionë euro që Mali i Zi do të ketë më pak të hyra”, ka thënë Mazreku për Front Online.

Nga kjo marrëveshje, edhe Byroja Kosovare do t’i ketë 800 mijë euro më pak të hyra nga qytetarët e Malit të Zi.

“Byrja do të ketë më pak të hyra, rreth 800 mijë euro nga kjo marrëveshje”, ka thënë Mazreku.

Mazreku thotë se për të dyja shtetet, kjo marrëveshje do të jetë e mirëseardhur, pasi qytetarët do të kursejnë 4 milionë euro në vit.

Sipas Mazrekut, kjo do të mundësojë që të largohen pritjet e gjata në dy anët e kufirit.

“Qytetarët e Kosovës dhe të Malit të Zi nga kjo marrëveshje do të kursejnë mbi 4 milionë euro. Kjo është njëra nga marrëveshjet më të mira që e kemi bërë deri më tani e cila e lehtëson lëvizjen e lirë në mes të të dyja vendeve duke përfshirë edhe mos pritjet nëpër pikat kufitare dhe e ul edhe koston e udhëtimit për qytetarë  e të dyja vendeve”, u shpreh ai për Front Online.

Marrëveshja për heqjen e Policave Kufitare do të nënshkruhet këtë të premte me pjesëmarrjen e zv/kryeministres së Kosovës, Emilia Rexhepi dhe zv/kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Kështu konfirmoi për Front Online, Sami Mazreku.

“Ne e kemi caktuar një agjendë, kjo marrëveshje do të nënshkruhet këtë të premte me 26 qershor në Podgoricë në një lokacion të caktuar nga pala malazeze. Në këtë takim e ka konfirmuar pjesëmarrjen edhe zv/kryeministrja zonja Emilja Rexhepi e cila do të jetë prezentë gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje, nëse nuk ka ndonjë ndryshim të agjendës do të jetë edhe zv/kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq”, ka thënë Mazreku.

Të martën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mbulim të taksës kufitare për bashkatdhetarë e cila hynë në fuqi nga 1 korriku i këtij viti.  Mazreku tha se përfitues të këtij vendimi do të jenë vozitësit e auto veturave dhe motoçikletave.

“Qeveria e ka ndarë një buxhet dhe sipas informatave që i kemi këto ditë pritet që të nënshkruhet marrëveshja e re, e cila do të jetë në fuqi nga data 1 korrik deri në fund të vitit dhe Qeveria do të mbuloj koston për bashkatdhetarë për dy kategori, për auto vetura dhe motoçikleta”, u shpreh ai për Front Online.

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 info@bks-ks.org