2019: Tregu i sigurimve u rrit për 8.54%

12:50 / 06 Mars 2020

  • Gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2019 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 8.54%. Volumi i primeve të shkruara bruto në krahasim me periudhën paraprake është rritur me 7,979,417 euro duke arritur shifrën 101,454,364 euro.

 

  • Numri i kontratave arriti në 1,210,529 duke shënuar një rritje me 11.80% krahasuar me Janar – Dhjetor 2018.

 

  • Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 97,999,080 euro duke shënuar një rritje në masën 8.26% krahasuar me Janar – Dhjetor 2018.

 

  • Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 1,196,837 duke shënuar një rritje në masën 11.47% krahasuar me Janar – Dhjetor 2018.

 

  • Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës kapi shifrën 3,455,284 euro duke shënuar një rritje në masën 17.09% krahasuar me Janar – Dhjetor 2018.

 

  • Numri i kontratave në sigurimin e Jetës arriti në 13,692 duke shënuar një rritje në masën 51.91% krahasuar me Janar – Dhjetor 2018.

 

  • Gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2019, janë paguar gjithsej 51,325,378 euro dëme ose 16.35% më shumë se gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2018.

Burimi: BQK

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]