Dermjani: Pas ardhjes se drejtorit të ri zyrat tona u transformuan tërësisht

7:26 / 13 Shtator 2022

Dermjani: Pas ardhjes se drejtorit të ri zyrat tona u transformuan tërësisht

Arsim Dermjani  operator ne zyrën se BKS-se ne piken kufitare Hani Elezit thotë se falë angazhimit të stafit, sivjet sezonës verore siç thotë ai e kanë përmbyllur për mrekulli. Në këtë pikë kufitare sipas operatorit sivjet thuajse nuk ka pasur pritje fare për të marrë një policë kufitare.

“Suksesi jonë është varur edhe nga përkrahja 24 ore e menaxhmentit” ka thënë më tutje Dermjani.

Ai më tutje tregon se pas ardhjes në BKS-së të drejtorit Sami Mazreku janë rinovuar në terezi dy zyrat e BKS-së që gjenden në këtë pikë kufitare.

“Është bërë renovimi i dy zyrave si në pikën kufitare, ashtu edhe në terminal, është bërë ndryshimi i inventarit, si dhe tash ne e kemi një teknologji të re” ka thënë Arsim Dermjani – Operator ne zyrën se BKS-se ne pikën kufitare Hani Elezit

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]