Vetëm gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti kompanitë për sigurimin e jetës kanë paguar dëme në vlerë prej 437 mijë euro. Shifër thuajse e njëjtë është kompensuar edhe në periudhën e njëjtë të vitit paraprak
iSIGURIME
Më shumë se 437 mijë euro dëmeve janë paguar vetëm gjatë 7 majave të parë të këtij viti për sigurimin e jetës. Në bazë të të dhënave zyrtare të siguruara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), shihet se shifër thuajse e njëjtë është kompensuar edhe në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Për produktin Sigurimi i mbijetesës gjatë 7 muajve të parë të këtij viti janë paguar 37,712 euro. Gjithashtu, për produktin tjetër Jeta e debitorit gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti në emër të kompensimit të dëmeve kompanitë e licencuara nga BQK-ja kanë paguar 77,834 euro, raporton “iSIGURIME”.
Më tutje në raportin e BQK-së shihet se për produktin Jeta e kombinuar gjatë kësaj periudhe kohore janë paguar dëme në vlerë prej 291,210 euro, për produktin tjetër Jeta në grup janë paguar dëme në vlerë prej 2,561 euro, si dhe për produktin tjetër Jetë me kursim për shtatë muajt e parë të këtij viti janë paguar 27,718 euro.
Duke u mbështetur në këto të dhëna shihet se gjatë kësaj periudhe kohore primet e shkruara në sigurimin e jetës kanë arritur në 2,087,616 euro e që është një rritje prej 2,4 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Produkti Primet e shkruara Shuma e kompensuar
Sigurimi i mbijetesës / 37,712 euro
Jeta e debitorit 471,303 euro 77,834 euro
Jeta e kombinuar 1,375,945 euro 291,210 euro
Jetë në grup 148,570 euro 2,561 euro
Jetë me kursim 37,199 euro 27,718 euro
Jeta e studentit 39,520 euro
Total: 2, 087.616 euro 437,036 euro
9575 kontrata për sigurimin e jetës janë lidhur në mes qytetareve dhe kompanive te licencuara për këtë produkt nga BQK-ja gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti
29,74 % është rritur numri i kontratave për sigurimin e jetës gjatë shtatë mujorit të parë të këtij viti në raport me periudhën e njëjte të vitit paraprak.
167 është numri i dëmeve të kompensuar nga kompanitë e sigurimit të jetës gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti