Vetëm gjatë 2 muajve të parë të këtij viti, pra janar dhe shkurt, kompanitë e sigurimeve si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) kanë paguar hiç më pakë se 9,5 milionë euro në emër të kompensimit të dëmeve të shkaktuara gjatë kësaj periudhe kohore. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak shuma e dëmeve të paguara është më e lartë për mbi 600 mijë euro
iSIGURIME
Shuma të mëdha të mjeteve edhe më tutje vazhdojnë të shpenzojnë kompanitë e sigurimeve, por edhe Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) vetëm për kompensim të dëmeve të shkaktuara në vend. Bazuar në të dhëna zyrtare shihet se vetëm gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti për këtë qëllim kompanitë e sigurimeve si dhe BKS-ja shpenzuan hiç më 9.534,843 euro e që është rreth 600 mijë, apo rreth 9 për qind më e lartë krahasuar me muajt janar dhe shkurt të vitit 2021. Bazuar në raporte zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), por edhe atyre të Industrisë së sigurimeve shihet se shuma e mjeteve e paguaj vetëm gjatë këtyre dy muajve është dukshëm më e lartë krahasuar me periudhat e njëjta të viteve të kaluara. Përfaqësues të sektorit të sigurimeve në vend thonë se kohëve të fundit ka një rritje të dukshëm të aksidenteve e sidomos atyre më lëndime të lehta trupore.
Krahasimi ndër vite
Bazuar në të dhëna zyrtare shihet se gjatë periudhës janar, shkurt 2021 kompanitë e sigurimeve në emër të kompensimit te dëmeve paguan 8.719,739 euro, ne periudhën e njëjtë të vitit 2020 paguan 8.979,893 euro, deri sa në periudhën e njëjte të vitit 2019 për ketë qëllim kompanitë e sigurimeve paguan hiç më pakë se 6.513,153 euro. Më tutje gjithnjë duke u bazuar në të dhëna zyrtare shihet se gjatë periudhës janar, shkurt 2018 për ketë qëllim kompanitë paguan 5.570,869, deri sa në periudhën janar, shkurt 2017 për këtë qëllim të gjitha kompanitë e sigurimeve paguan 5.460,356 euro.
Dëmet po kompensohen shpejt dhe korrekt
Më tutje përfaqësues të sektorit të sigurimeve në vend bëjnë të ditur se të gjitha kompanitë e sigurimeve, por edhe Byroja Kosovare e Sigurimit do të vazhdoj të kompensoj demet në afatin kohor sa më shpejt të mundshëm, por edhe në mënyrë korrekte. “ Vitin e fundit numri i lendeve që qytetaret i dërgojnë në gjykata që kanë të bëjnë me Byronë Kosovare të Sigurimit është 0, në përjashtim të padive të pranuara të cilat janë iniciuar kohë më parë dhe pranohen gjatë vitit 2022, pasi që menaxhmentit i ri e ka prioritet kompensimin e shpejt dhe korrekt të palëve që janë të përfshirë si palë të dëmtuara në aksidente komunikacioni” thonë ata.
9.534,843 euro kanë paguar vetëm për kompensim të dëmeve kompanitë e sigurimeve dhe Byroja Kosovare e Sigurimit gjatë periudhës janar dhe shkurt 2022.
8.719,739 euro kanë paguar vetëm për kompensim të dëmeve kompanitë e sigurimeve dhe Byroja Kosovare e Sigurimit gjatë periudhës janar dhe shkurt 2021.
8.979,893 euro kanë paguar vetëm për kompensim të dëmeve kompanitë e sigurimeve dhe Byroja Kosovare e Sigurimit gjatë periudhës janar dhe shkurt 2020.
6.513,153 euro kanë paguar vetëm për kompensim të dëmeve kompanitë e sigurimeve dhe Byroja Kosovare e Sigurimit gjatë periudhës janar dhe shkurt 2019.
5.570,869 euro kanë paguar vetëm për kompensim të dëmeve kompanitë e sigurimeve dhe Byroja Kosovare e Sigurimit gjatë periudhës janar dhe shkurt 2018.
5.460,356 euro kanë paguar vetëm për kompensim të dëmeve kompanitë e sigurimeve dhe Byroja Kosovare e Sigurimit gjatë periudhës janar dhe shkurt 2017.