KUALITETI I SHËRBIMEVE
Aktiviteti afarist i Kompanisë së Sigurimeve SIGKOS do te mbeshtetet ne sherbime kompetente dhe profesionale te sigurimeve, në azhuritetin dhe diciplinen në punë, në rrespektin dhe përkrahjen për nevojat e klientit dhe në përmbushjen strikte të obligimeve tona në relacion (raport) me klientin pa e dalluar atë ne bazë të vëllimit të kërkesave dhe potencialit te tij.
Për të arritur që ta permbushim nivelin e shërbimeve tona ndaj klientit, menaxhmenti i Kompanisë së Sigurimeve SIGKOS ka paraparë:
– Organizimin e aktivitetit të Kompanisë në 7 qendrat kryersore në Kosovë
– Programe të trajnimit të personelit që do të jetë bartës i shërbimeve për
klientët dhe
– mbrojtje profesionale për klientet
Programi i trajnimit të personelit
Menaxhmenti i Kompanisë së Sigurimeve SIGKOS ka paraparë një program vuliminoz për tërë vitin afarist per trajnimin e personelit, i cili do të bartë, rrespektivisht oforojë shërbime për klientët e SIGKOS-it.
Programi i trajnimit perfshin module të ndryshme duke filluar nga trajnimi i personelit se si duhet të sillet me klientin, si duhet të jetë efikas dhe deri te moduli i trajnimi për këshilla profesionale për mënyrën e prezentimit dhe shitjes së produktit të sigurimit. Personeli i KS SIGKOS do të jetë permanent i gatshëm për çfarëdo këshille lidhur me produktet e sigurimeve për klientët e interesuar.
Mbrojtja profesionale për klientin
Menaxhmenti i KS SIGKOS ka paraparë edhe organizimin e ofrimit të shërbimeve për klientet e vetë, duke i mbrojtur ata pa shenzime shtesë dhe në menyrën më të mirë profesionale për kontestet që dalin nga efekte që ka kontrata- polica e sigurimit.
Mbrojtja juridike për klientët do të organizohet duke ju ofruar policen e sigurimit për marrjen e shpenzimeve ligjore për kontestet që dalin nga efektet e policës së sigurimit.
2.PRODUKTET E SIGURIMEVE
Kompania e Sigurimeve SIGKOS do të ofrojë këto produkte të sigurimeve:
- Sigurimet e detyrueshme
– sigurimin e auto-përgjegësisë: TPL dhe TPL-PLUS - Sigurimet vullnetare
– sigurimin kasko dhe kasko të pjesëshme
– sigurimin e objekteve ndaj zjarrit, ujit dhe dëmtimeve tjera eventuale,
– sigurimin e bizneseve për rreziqet eventuale që mund ta dëmtojnë
procesin e biznesit,
– sigurimin e aksidenteve personale
– s sigurimin e përgjegjesisve: - profesionale
ii. Publike
iii. Etj.
Për të gjitha produktet SIGKOS do të ju ofrojë shërbme të mbrojtjes juridike klinetëve të vetë përmes sigurimit për shpenzime ligjore. Pra, klientët e SIGKOSIT do të jenë të mbrojtur në menyrën më profesionle për të gjitha kontestet eventuale që dalin nga efektet e dëmeve pë rreziqet të cilat klientet janë të siguruar.
- THEMELUESIT E KS SIGKOS
Kompania e Sigurimeve SIGKOS është e themeluar nga dy aksionare:
Zt. Hashim Deshishku dhe
Zt. Milazim Zeqiraj
Të dy aksionarët e KS SIGKOS janë afarist të njohur për ekonominë e Kosovës dhe gëzojne një imazh shumë të mirë me bizneset e tyre.
Zt. Hashim Deshishku është pronar i Kompanisë LESNA ndërsa,
Zt. Milazim Zeqiraj është pronar i KompanisëMCM
Të dy aksionarët e KS SIGKOS janë themeluesit dhe aksionarët kryesor në Banken komerciale KASABANK.
Suksesi në bizneset e aksionarëve të KS SIGKOS është garantues për krijimin e mirëbesimit për klientët e KS SIGKOS që është bazë e filozofisë së afarizmit të sigurimeve për të qenë i sukseshem.
- STAFI- MENAXHMENTI I KS SIGKOS
KS SIGKOS ka komponuar një staf mirë të shkolluar në aspektin profesional dhe përvoja e tyre e punës vjen në rend të parë nga puna profesionale që kanë berë në vendet e zhvilluar të perëndimit.
Kyçu direkt ne webfaqen e Kompanis:
https://sigkos.com