Zyrtarë të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës janë takuar të enjten në Prishtinë me përfaqësuesit e kolegjit UBT. Palët mes veti kanë biseduar rreth mundësive të bashkëpunimit të këtyre dy Institucioneve.
Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.