Nis fushata vetëdijesuese për uljen e aksidenteve fatale në komunikacion

10:53 / 25 Tetor 2019

Shoqata e Sigurimeve e Kosovës, Policia e Kosovës dhe Ministria e Infrastrukturës, sot në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan kanë nisur edhe zyrtarisht fushatën 3 javore vetededijesuese që për qëllim të vetëm ka uljen e aksidenteve me pasoja fatale.

Në takimin i cili është mbajtur të premten në këtë Universitet kanë marrë pjesë shumë student, përfaqësues nga policia e Kosovës., por edhe zyrtare të lartë të Institucioneve të vendit.

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku, ka thënë se Shoqata e Sigurimeve e Kosovës gjatë 12 muajve të vitit organizojnë aktivitete të shumta që për qëllim të vetëm e kanë rritjen e sigurisë në komunikacion.

Ai tregon se së bashku me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe ata të Ministrisë së Infrastrukturës fushatën do ta nisin nesër në Universitetin Publik të Gjilanit, duke vazhduar kështu në të gjitha Universitetet Publike në gjithë Kosovës, por edhe në kolegje private e institucione tjera.

Sipas tij, çdo ditë e më shumë si pasojë e fushatave intensive sensibilizimi është duke u rritur vetëdija e qytetareve ku dhe kemi më pakë aksidente me pasoja fatale.

Shoqata e Sigurimeve e Kosovës përfaqëson të gjitha kompanitë e sigurimeve që janë të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës / Shoqata e Sigurimeve e Kosovës /

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]