Bazuar në të dhëna zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike shihet se nga viti 2010 e deri në fund të vitit 2019, numri i automjeteve të paregjistruara në vendin tonë ka arritur në 140 mijë, apo rreth 39 % e numrit të automjeteve të regjistruara në fund të vitit që lamë pas. Numri i madh i automjeteve të paregjistruara ka alarmuar edha Bankën Qendrore të Kosovës, pasi është njëri nga problemet që ia pamundëson Kosovës anëtarësimin në Byronë e Kartonit të Gjelbër
iSIGURIME
Gati 40 % e automjeteve sa llogaritet se qarkullojnë nëpër rrugët e Kosovës bazuar në të dhëna të publikuara nga mediat rezultojnë të jenë të paregjistruara. Numri në rritje i automjeteve të paregjistruara në vendin tonë në masë të madhe dëmton buxhetin e shtetit, por edhe kompanitë e sigurimeve në vendin tonë, pasi që në bazë të ligjeve në fuqi këto në vazhdimësi duhet të kontribuojnë në fondin e sigurimit, fond ky i cili kompenson qytetaret të cilëve iu shkaktohen aksidente nga automjete të paregjistruara. Bazuar në të dhëna zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike shihet se nga viti 2010 e deri në fund të vitit 2019, numri i automjeteve të paregjistruara në vendin tonë ka arritur në 140 mijë, apo rreth 39 % e numrit të automjeteve të regjistruara në fund të vitit që lamë pas. Numri i madh i automjeteve të paregjistruara ka alarmuar edha Bankën Qendrore të Kosovës, pasi është njëri nga problemet që ia pamundëson Kosovës anëtarësimin në Byronë e Kartonit të Gjelbër.
Në vitin 2019 regjistrimin se vazhduan 44,816 automjete
Më tutje bazuar në të dhëna zyrtare të publikuara ditë më parë nga Front Online është parë se në vitin 2019, hiç më pakë se 44,816 automjete nuk e kanë vazhduar regjistrimin më tutje. Gjithashtu edhe gjatë vitit 2018 sipas të dhënave zyrtare regjistrimin nuk e kanë vazhduar 22,332 automjete, deri sa gjatë vitit 2017 regjistrimin nuk e kanë vazhduar 14,300 automjete.
Më tutje referuar të dhënave zyrtare shihet se në vitin 2016, 9,267 nuk e kanë vazhduar regjistrimin, deri sa në vitin 2015, 9,675 automjete nuk e kanë vazhduar regjistrimin. Gjithnjë referuar të dhënave të publikuara nga media Online shihet se në vitin 2014, regjistrimin nuk e kanë vazhduar 12,670 automjete, në vitin 2013 regjistrimin nuk e kanë vazhduar 11,671, në vitin 2012 regjistrimin nuk e kanë vazhduar 13,559 automjete, në vitin 2011 nuk e kanë vazhduar regjistrimin 1,060 automjete, deri sa në vitin 2010 regjistrimin nuk e kanë vazhduar181 automjete.
Automjetet e regjistruara
Më tutje referuar të dhënave zyrtare shihet se numri i automjeteve të regjistruara në fund të vitit 2019 ka arritur në 356,114 automjete, deri sa në vitin 2018 numri i automjeteve të regjistruara ka qenë 344,030 automjete. Në vitin 2017 sipas të dhënave zyrtare numri i automjeteve të regjistruara ka qenë 334,508, deri sa në vitin 2016 numri i automjeteve të regjistruara ka qenë 299,425. Në vitin 2015 sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike shihet se numri i automjeteve të regjistruara ka qenë 299,425, në vitin 2014 ka qenë 288,810 automjete, në vitin 2013 ka qenë 288,606 automjete, në vitin 2012 ka qenë 243,217 automjete, në vitin 2011 ka qenë 251,851 automjete, deri sa në vitin 2010 numri i automjeteve të regjistruara ka qenë 179,682.
Mazreku: Numri i automjeteve të paregjistruara shqetësues
Në anën tjetër Sami Mazreku, drejtor i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës ka thënë se referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike numri i automjeteve të paregjistruara në vendin tonë është tejet i madh e qer paraqet shqetësim edhe për industrinë e sigurimeve, pasi që sipas tij kompanitë e sigurimeve shpenzojnë shuma të konsiderueshme të parave për të kompensuar qytetaret që shkaktojnë aksidente nga automjete të pa siguruara. “Është momenti i fundit kur të gjitha Institucionet së bashku të kontribuojmë për të ndalur këtë dukuri të keqe nga e cila humb miliona euro buxheti i Kosovës, humbin miliona euro kompanitë e sigurimeve, por njëkohësisht rrezikohen edhe qytetaret pasi që këto automjete të paregjistruara mund të mos jene në rregull edhe në aspektin teknik, pasi që nuk iu janë nënshtruar kontrollit teknik të detyrueshëm” ka thënë Mazreku
Numri i automjeteve të regjistruara
Numri Viti
356,114 2019
344,030 2018
334,508 2017
319,933 2016
299,425 2015
288,810 2014
288,606 2013
243,217 2012
251,851 2011
179,682 2010
Numri i veturave të regjistruara e që nuk janë vazhduar tutje
Numri Viti
44,816 2019
22,332 2018
14,300 2017
9,267 2016
9,675 2015
12,670 2014
11,671 2013
13,559 2012
1,060 2011
181 2010