Kordinatori i Trajnimeve i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Ilir Prapashtica ka dorëzuar certifikatat e edukimit të vazhdueshëm për Bahrije Avdyli

8:15 / 29 Korrik 2020

Sot, Kordinatori i Trajnimeve i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Ilir Prapashtica ka dorëzuar certifikatat e edukimit të vazhdueshëm për ndërmjetësuesit e sigurimeve tek , pranë kompanisë së sigurimeve Prisig.

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës ofron shërbimin e trajnimeve për licencim dhe edukim të vazhdueshëm për ndërmjetësuesit në sigurime, në bazë të rregulloreve në fuqi të miratuara nga Banka Qendrore e Kosovës.

Njëkohësisht, është bërë edhe dorëzimi i ID-ve përmes të cilave Banka Qendrore e Kosovës, klientët dhe palët tjera do të kenë mundësinë e identifikimit sa më të lehtë të stafit të anëtarëve të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, të cilët janë të licencuar për ndërmjetësimin në sigurime dhe shitjen e produkteve të sigurimit.

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]