437 mijë euro dëme të paguara në sigurimin e jetës

7:24 / 21 Shtator 2020

Vetëm gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti kompanitë për sigurimin e jetës kanë paguar dëme në vlerë prej 437 mijë euro. Shifër thuajse e njëjtë është kompensuar edhe në periudhën e njëjtë të vitit paraprak

iSIGURIME

Më shumë se 437 mijë euro dëmeve janë paguar vetëm gjatë 7 majave të parë të këtij viti për sigurimin e jetës. Në bazë të të dhënave zyrtare të siguruara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), shihet se  shifër thuajse e njëjtë është kompensuar edhe në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Për produktin Sigurimi i mbijetesës gjatë 7 muajve të parë të këtij viti janë paguar 37,712 euro. Gjithashtu, për produktin tjetër Jeta e debitorit gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti në emër të kompensimit të dëmeve kompanitë e licencuara nga BQK-ja kanë paguar 77,834 euro, raporton “iSIGURIME”.

Më tutje në raportin e BQK-së shihet se për produktin Jeta e kombinuar gjatë kësaj periudhe kohore janë paguar dëme në vlerë prej 291,210 euro, për produktin tjetër Jeta në grup janë paguar dëme në vlerë prej 2,561 euro, si dhe për produktin tjetër Jetë me kursim për shtatë muajt e parë të këtij viti janë paguar 27,718 euro.

Duke u mbështetur në këto të dhëna shihet se gjatë kësaj periudhe kohore primet e shkruara  në sigurimin e jetës kanë arritur në 2,087,616 euro e që është një  rritje prej  2,4 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Produkti                                 Primet e shkruara          Shuma e kompensuar

Sigurimi i mbijetesës                           /                                   37,712 euro

Jeta e debitorit                        471,303 euro                           77,834 euro

Jeta e kombinuar                     1,375,945 euro                        291,210 euro

Jetë në grup                             148,570 euro                           2,561 euro

Jetë me kursim                       37,199 euro                             27,718 euro

Jeta e studentit                       39,520 euro

Total:                                     2, 087.616 euro                      437,036 euro

9575 kontrata për sigurimin e jetës janë lidhur në mes qytetareve dhe kompanive te licencuara për këtë produkt nga BQK-ja gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti

29,74 % është rritur numri i kontratave për sigurimin e jetës gjatë shtatë mujorit të parë të këtij viti në raport me periudhën e njëjte të vitit paraprak.

167 është numri i dëmeve të kompensuar nga kompanitë e sigurimit të jetës gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti

 

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]