Marrëveshje me kolegjin AAB

11:59 / 28 Shtator 2021

Marrëveshja ka për qëllim bashkëpunimin profesional në fushën e sigurimeve, organizimin e trajnimeve profesionale për sigurimet si: bazat e sigurimeve, menaxhimi i riskut, analiza e riskut, produktet e sigurimeve jetë dhe jo-jetë, ri-sigurimet, marketingu, kanalet e shitjes; ligjërimi i përbashkët në trajnime për ndërmjetësues në sigurime dhe trajnimet tjera profesionale. Përveç kësaj, në kuadër të kësaj marrëveshjeje palët u dakorduan për organizimin e përbashkët të tryezave debatuese dhe shkencore, ku do të trajtohen çështje me interes, si: diskutime mbi zhvillimin e tregut financiar të sigurimeve; analiza të tregut të sigurimeve dhe impakti në ekonomi; trendet në sigurime – zhvillimi i sistemeve dhe produkteve etj.

Rreth Nesh

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar me 07.09.2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-018 mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia.

Adresa

Rruga: Rr. Lidhja e Pejës p.n Magjistralja Prishtinë-Fushë 038 603 059 [email protected]