Komisionin Evropian njëri ndër institucionet më të larta të Bashkimit Evropian ka publikuar raportin për Kosovën për vitin 2022, i cili po ashtu sot iu dorëzua edhe liderve më të lartë shtetëror.
Ky raport vlerëson të arriturat e Kosovës në të gjitha fushat, përfshirë edhe arritjet në fushën e ekonomisë. Një pjesë e raportit flet edhe për sektorin e sigurimeve, i cili dy vitet e fundit ka pasur zhvillim të mëdha, duke bërë që ky sektor vital të kthehet në binar. “Performanca e sektorit të sigurimeve mbeti pozitive në 2021, me fitim neto të rritjes me 50% me bazë vjetore”, thuhet në faqen 65 të raportit të KE-së.
“Kosova ka marrëdhënie të mira me Malin e Zi. Në qershor 2021, Kosova dhe Mali i Zi nënshkruan një marrëveshje për heqjen e taksës së sigurimit të automjeteve për hyrjen në territoret e tyre përkatëse. Kosova vazhdon të ketë marrëdhënie të mira në përgjithësi me Maqedoninë e Veriut”, thuhet në faqen 78 të raportit të Komisionit Evropian.
Ndryshe, Komisioni Evropian në raportin e sotëm të progresit, përsëritet qëndrimin i mëparshëm, se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, ndërsa kërkohet që Këshilli i BE-së të merret me urgjencë me këtë çështje.