Sami Mazreku, drejtor i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës thotë se pas një punë të gjatë e të mundimshme, duke iu ofruar argumente të shumta e kanë bindur Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për shfuqizimin e paragrafin 1.7 i nenit 14 të Ligjit për Kryqin e Kuq të Kosovës, duke konsideruar se është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Përmes këtij neni, vetëm kompanitë e sigurimeve në Kosovës kanë qenë të obliguara që nga 1 % të primit nga shitja e Policave të Sigurimit të ndajnë për Kryqin e Kuq të Kosovës .
Shfuqizimi i paragrafit 1.7 i nenit 14 të Ligjit për Kryqin e Kuq të Kosovës nga ana e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, përfundimisht i ka dhënë fund diskriminimit ligjor që deri më tash është bërë ndaj industrisë së sigurimeve që operojnë në vendin tonë, e që pjesa dërmuese është me kapital të huaj. Sami Mazreku, drejtor i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës thotë pas një punë të gjatë e të mundimshme, duke u ofruar argumente të shumta, i kanë bindur Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për shfuqizimin e paragrafin 1.7 të nenit 14 të Ligjit për Kryqin e Kuq të Kosovës, duke e konsideruar në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Përmes këtij neni, vetëm kompanitë e sigurimeve në Kosovës kanë qenë të obliguara që nga 1 % të primit nga shitja e Policave të Sigurimit ta ndajnë për Kryqin e Kuq të Kosovës. Por, duke e konsideruar këtë nen si diskriminues, Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku, duke gjetur praktika të njëjta sikurse në Kosovës, i ka adresuar ankesat tek institucionet e vendit, e ku Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur në tërësi të pranueshme kërkesat, ku nenin në fjalë nga dita e hyrjes në fuqi të vendimit e ka konsideruar si të pa vlefshëm.
Në vendimin e Gjykatës, i cili sot i është dërguar drejtorit të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, thuhet se Gjykata vendos ta shpall të pavlefshëm paragrafin 1.7 të nenit 14 të Ligjit për Kryqin e Kuq të Kosovës, duke konstatuar se nuk është në pajtueshmëri me nenin 24 (Barazia para ligjit), nenin 119 (Parimet e Përgjithshme) si dhe nenin 46 (Mbrojtja e Pronës) të Kushtetutës. Aty më tutje, në nenin III, thuhet se Gjykata vendos në pajtim me nenin 116.3 të Kushtetutës që paragrafi 1.7 i nenit 14 të Ligjit për Kryqin e Kuq të Kosovës është i pavlefshëm nga dita e hyrjes në fuqi i këtij aktgjykimi.
Drejtori Mazreku thotë se më në fund po korrigjohet një padrejtësi dhe një diskriminim. “Ligji për kryqin e Kuq të Kosovës është identik me atë të shtetit të Kroacisë. Falë një angazhimi të madh unë u kam ofruar dëshmi të bollshme se një praktikë e tillë kohë më parë është cilësuar si antikushtetuese edhe nga Gjykata Kushtetuese e Kroacisë. Nga sot, përfundimisht, kompanitë e sigurimeve do të trajtohen njëjtë si gjithë kompanitë tjera që operojnë në Kosovë”, ka thënë drejtori Mazreku.